(VIDEO) Takimi Xhaferi – Papa: Selia e shenjtë do të ketë përfaqësi në Shkup

(VIDEO) Takimi Xhaferi – Papa: Selia e shenjtë do të ketë përfaqësi në Shkup

 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe delegacioni shtetëror е kishtar në përbërje prej Arbër Ademit, koordinator i deputetëve të BDI-së, Sonja Mirakovska, zëvendës- koordinatore e deputetëve të LSDM-së; Dafina Stojanoska, zëvendës-koordinatore e VMRO-DPMNE-së; Cvetanka Ivanova, sekretare e përgjithshme e Kuvendit dhe të tjerë realizuan vizitë në Vatikan.

 

Kryetari Xhaferi, duke ia uruar 10-vjetorin e Pontifikatit Papës Françеsku, nënvizoi se marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Selisë së Shenjtë janë të ndërlidhura në mënyrë të pandashme përmes lidhjeve historike të personaliteteve të rëndësishme nga e kaluara e përbashkët dhe bazohen mbi traditat e përbashkëta historike, kulturore dhe fetare.

Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet multietnik, multikulturor dhe multikonfesional ku ka traditë të thellë të tolerancës nder-fetare, respektohen ndjenjat e ndryshme fetare dhe kultivohen liritë konfesionale.

TALAT XHAFERI, KRYETAR I KUVENDIT TË RMV-SË

“Siç dihet qëndrimi kryesor  I papës është përpjekjet për bashkim në Unionin Evropian dhe për bashkëpunim në mes veçorive dhe gjithsesi që nga selia e e Papës nuk ka porosi politike dhe nuk ka çasje politike përpos atyve që kanë të bëjnë me kontekstin e statusit të Papës”.

Mesazhi themelor i Papës Francisk në takim ishte uniteti rreth sigurimit të paqes në Evropë dhe uniteti në përpjekjet për proceset eurointegruese. Kryetari Xhaferi realizoi takim edhe me kardinalin Parolin dhe monsinjorin Galager.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING