(VIDEO) Sveçla pas takimit me Toshkovskin: Nuk do të lejojmë që kërkesat e vendeve të treta të vështirësojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve

(VIDEO) Sveçla pas takimit me Toshkovskin: Nuk do të lejojmë që kërkesat e vendeve të treta të vështirësojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, sot në takim me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Pançe Toshkovski në Shkup tha se për rastin e arrestimit të Blerim Ramadanit është prononcuar edhe vetë Gjykata e Maqedonisë së Veriut dhe se nuk do të lejojnë që kërkesat kriminale të një vendi të tretë, të cilat nuk kanë asnjë bazë ligjore as në të drejtën ndërkombëtare ta vështirësojë qarkullimin e lirë të qytetarëve. I pyetur se pse kërkon që Ramadani të mos ekstradohet në Serbi, ndërsa Kosova nuk i dorëzon Maqedonisë së Veriut dy personat e dënuar për terrorizëm, gjegjesisht Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviç, Sveçla u përgjigj se për ekstradimin e dy personave në fjalë është e udhës që të pyetet Ministria e Drejtësisë e cila e mbulon këtë fushë.

XHELAL SVEÇLA, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME TË KOSOVËS

Për rastin e të cilët pyetët është udhës që të pyetet Ministria e Drejtësisë e cila e mbulon këtë fushë. Për rastin e kërkesës së Serbisë për ekstradimin e qytetarit tonë për rastin e njëjtë është deklaruar vetë gjykata e Maqedonisë së Veriut. Do të thotë se ne jemi të gatshëm që të punojmë si dy vende mike”

Sveçla tha se nuk do të lejojnë që kërkesat kriminale të një vendi të tretë , të cilat nuk kanë asnjë bazë ligjore as në të drejtën ndërkombëtare ta vështirësojë qarkullimin e lirë të qytetarëve.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, tha se në bisedemet që kanë pasur me homologun e tij janë dakorduar në luftë të përbashkët ndaj krimit të organizuar dhe se do të angozhohen që qytetarët mes dy vendeve të lëvizin sa më lirë.

PANÇE TOSHKOVSKI, MINSITËR I PUNËVE TË BRENDSHME

Kur bëhet fjalë për luftë kundër krimit të organizuar, çdo herë konstatojmë se kriminelët nuk kanë asnji problem të komunikojnë maksimalisht shpejtë dhe ti ndërmarrin të gjithë verprimet e tyre, maksimalishtë efikase në kornizën e punëve të tyre, për atë se, ne si MPB duhet maksimalishtë të përgjigjemi”.

Ai tha se kur bëhet fjalë për bashkëpunimin të dy police të vendeve fqinje, politika nuk duhet të ndikojë aspak. Toshkovski gjithashtu informoi se me Sveçlën janë dakorduar që të mbajnë edhe trajtnime të ndryshme, me çka do të shkëmbejnë provojat e ndryshme mes dy vendeve.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING