(VIDEO) Stoilkoviq kritikohet gjerësisht për gjuhën fyese ndaj deputetes Pasholli

(VIDEO) Stoilkoviq kritikohet gjerësisht për gjuhën fyese ndaj deputetes Pasholli

Pothuajse të gjithë funksionarët e Bashkimit Demokratik për Integrim kanë reaguar ashpër ndaj ministrit të sapoemëruar të Vetëqeverisjes Lokale, Ivan Stoilkoviq, i cili deri më tani drejtonte Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive. Reagimet vijnë pasi BDI pretendon se nënkryetarja e partisë, Arbana Pasholli, gjatë pauzës së seancës parlamentare ku po zhvillohej debati për shkarkimin e ministrave, është sulmuar verbalisht nga Stoilkoviq.

E para që reagoi nga Kuvendi ishte koordinatorja e Grupit Parlamentar të BDI-së, Rina Ajdari. Ajo deklaroi se Ivan Stoilkoviq duhet të kërkojë falje publike për fyerjet e drejtuara ndaj deputetëve, ndërsa, sipas saj, të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe kryeministri. Ajdari theksoi se me fyerjet dhe sharjet e tij, Stoilkoviq nuk ka ofenduar vetëm deputetët, por edhe rreth 107 mijë qytetarët shqiptarë që, sipas saj, i kanë dhënë votën partisë VLEN.

RINA AJDARI, KOORDINATORE E GRUPIT PARLAMENTAR TË  BDI-SË

“Me atë ofendim, ai ka sharë dhe ofenduar edhe ato 107 mijë shqiptarët, vota që ju i konsideroni si të pastërta se i keni marrë dhe kjo është e vërteta që duhet thënë hapur. Në qoftë se vazhdohet kështu, për ne nuk ka logjik të qëndrojmë në këtë seancë, në këtë sallë, ku jemi ofenduar nga një individ akoma nuk e ka marrë, imagjinoni kur do ta marrë funskionin e ministrit, çfarë mund të bëjë ai”.

Ndërkohë, BDI ka shprehur solidaritet të plotë për  deputeten Arbana Pasholli,  të cilët  gjithashtu kërkojnë përgjegjësi politike të menjëhershme. Ata theksojnë se sulmi verbal ndaj deputetës së tyre, është pasqyra e mentalitetit politik të Qeverisë  siç thonë, pa legjitimitet etnik.

BDI

“Shqiptarët nuk do të pranojnë që përfaqësuesit e tyre të fyhen, ndërsa ata që i kanë votuar të bëhen spektatorë ose bashkëpunëtorë të këtij degradimi politik”.

Ndonëse, jo aq e zakonte në skenën politike  të  vendit, por në mbrotje të Pashollit, ka dalur edhe deputetja e partisë VLEN, Saranda Imeri Stafai, e cila përveç që ka postuar një fotografi të përbashkët, ka shkruar se  “Çdo sulm verbal ndaj një gruaje është ndër aktet më të ulëta që mund të bëjë një individ”. Përveç individive, edhe partia Aleanca për Shqiptarët, ka reagur, duke thënë se “Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në Kuvend, ndërsa, Stoilkoviq duhet të përgjigjet për gjuhën e tij denigruese ndaj një gruaje”.

Samir Mustafa /SHENJA/         

MARKETING