(VIDEO) Sot pritet të bëhen të ditur emrat e ministrave të rinj

(VIDEO) Sot pritet të bëhen të ditur emrat e ministrave të rinj

Sot drejtuesit e Aleancës për Shqiptarët pritet të zhvillojnë takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ku do të firmosin programet tashmë të sinkronizuara dhe do të japin emrat e ministrave dhe deputetëve të ardhshëm. Këtë e bëri të ditur mbrëmë kreu i ASH-së, Arben Taravari, i cili njoftoi se ASH-së fillimisht i takojnë Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Drejtësisë dhe njëri nga Ministria për Shoqëri Informative-Administratë ose zëvendëskryeministër kryeministër për çështje ekonomike. Aleanca do të marrë edhe Zv. ministrin i Mbrojtjes dhe zv/ministrin e Bujqësisë.

 ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

“Aleanca për Shqiptarët do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme e RMV-së, deri këtu mbaroj pjesa e parë e Qeverisë tash do t’i diskutojmë dhe besoj se mbledhja do të vazhdoj, mund të ketë edhe mbledhje të ardhshme nesër për të propozuar zgjedhjet kadrovike së paku për ministritë dhe Zv. ministritë që i takojnë ASH-së”.

Zëdhënsja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, mbrëmë njoftoi se pas takimit të Këshillit Qendror të partisë është miratuar hyrja e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri.

BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË

 “Me parimet e platformës për bashkëpunim me aleancën për shqiptarët, të miratuara nga kryesia qendrore e partisë, sigurohen kushte për stabilitet dhe efikasitet të kuvendit dhe të institucioneve. Kur bota është ende në krizë energjetike dhe ekonomike, stabiliteti do të kontribuojë për të vazhduar me reformat në ekonomi, në gjyqësor dhe në integrimin në BE”.

Bordi qendror i LSDM-së mbrëmë autorizoi kryetarin e partisë, Dimitar Kovaçevski, që t’i përmbyllë bisedimet për shumicë më të madhe dhe të propozojë zgjidhje kadrovike për rindërtimin e Qeverisë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING