(VIDEO) Sistemi EES në pikat kufitare, qeveria po zhvillon negociata bilaterale për tejkalim të pengesave

(VIDEO) Sistemi EES në pikat kufitare, qeveria po zhvillon negociata bilaterale për tejkalim të pengesave

Sistemi i ri për hyrje dhe dalje nga BE-ja vazhdon të krijojë rrëmujë të mëdha në vendkalimet kufitare, për shkak të kontrolleve të reja shtesë që realizohet gjatë kalimit të kufijve të jashtëm të zonës shengen, siç është evidenca elektronike dhe kontrolli biometrik.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha sot se, Qeveria po zhvillon negociata bilaterale për tejkalim të pengesave që ka krijuar ky sistem, duke thënë se qëllimi nuk është vetëm lehtësim momental për sezonën verore, por gjetjen e një zgjidhje të përhershme.

Hristijan Mickoski, Kryeministër

Ka politikan nga vendet fqinje që duan ta bëjnë politikën estradë, unë nuk kam qëllim të këtillë, unë dua të flasë për punë që do të ndodhin. Në bazë të atyre negociatave vlerësoj se në bazë të nivelit bilateral do të tejkalohen këto pengesa, por jo vetëm për sezonën e verës, ne kërkojmë zgjidhje të përgjithshme”.

Së fundmi, Oda Turistike e Maqedonisë (UÇKM) i kërkoi Ministrisë së Turizmit të Greqisë, që të shtyjë përkohësisht zbatimin e sistemit EES në pikat kufitare për qytetarët maqedonas gjatë sezonit të verës, pra në periudhën nga 1 qershori deri më 1 shtator, me qëllim shmangien e mbingarkesave dhe vonesave të mëdha në pikat kufitare.

Sistemi i ri për hyrje dhe dalje nga BE-ja (entry/exit system) ka filluar plotësisht të zbatohet në kufijtë e jashtëm të BE-së nga 10 prilli, ndërsa parasheh regjistrim digjital gjatë hyrjes dhe daljes së vendeve që nuk janë anëtare të unionit dhe vlen për vendkalimet kufitare tokësore, detare dhe aeroporte. Po ashtu, me këtë sistem, do të përpunohet edhe të dhënat bazë biometrike, siç janë gjurmët e gishtërinjve dhe fotografitë. Sipas sqarimit të BE-së, qëllimi është identifikimi më i shpejtë dhe monitorimi më efikas i qëndrimit të lejuar sipas rregullit 90-ditor në një periudhë 180-ditore.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING