(VIDEO) Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Zhan Mitrevit

(VIDEO) Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Zhan Mitrevit

Seanca e parë në procesin e mashtrimit të mjekut Zhan Mitrev u anulua pasi ai u paraqit në sallën e gjyqit me 2 avokatë të rinjë. Data e radhës e dhënë nga gjyqtarja Lidija Petrovska është 5 prilli.  Asnjëri nga dy avokatët e Mitrecit që ishin caktuar më parë,nuk u paraqit në gjykatë. Avokatët e rinj kërkuan kohë për të shqyrtuar provat në këtë çështje.

NIKOLLA DODEVSKI, AVOKAT

“Duke qenë se prokura është lëshuar një ditë para gjykimit dhe është një çështje në të cilën ka mijëra prova, fizikisht nuk është e mundur të përgatitet një mbrojtje dhe të arrihet barazia e mjeteve në fillim të procesit. Mbrojtja kërkon që t’i lejohet një periudhë adekuate për t’u përgatitur”.

Prokurorja Iskra Haxhivasileva, sot pas shtyrjes së seancës së parë për gjykimin e Zhan Mitrevit, ka inkurajuar kardiokirurgun që të japë garanci që do t’i sigurojë kërkesat e  të dëmtuarve nëse nuk dëshiron t’i bllokohen llogaritë.

ISKRA HAXHIVASILEVA PROKURORE

“Kjo është një gjë që vazhdon prej kohësh, nuk është pretendim për të bllokuar punën e një spitali. U udhëhoqëm nga parimet dhe standardet e proporcionalitetit dhe domosdoshmërisë. Kemi nga njëra anë interesin e të dëmtuarit një kërkesë pasurore-juridike, e cila është paraqitur. E ndjej detyrimin ta mbroj këtë, por është përsëritur disa herë, si sot, që avokatлt mund të ofrojë një shumë si siguri për kërkesat e familjarëve”.

Akuza ndaj Mitrevit i referohet fshehjes së fakteve kyçe rreth hemofiltrimit – metodë e cila u paraqit si alternativë për trajtimin e pacientëve me Covid -19 . Me rastin e ngritjes së akuzës, Prokuroria Themelore Publike  Shkup sqaroi se hemofiltrimi si metodë mund të përdoret edhe në trajtimin e pacientëve me COVID-19, por që është i kufizuar. Ajo që theksuan është se aktakuza nuk ka të bëjë me faktin se pacientët në klinikën “Zhan Mitrev” kanë vdekur nga hemofiltrimi dhe trajtimi i pakujdesshëm, por që pacientëve dhe të afërmve të tyre nuk u është treguar pasqyra e plotë e metodës dhe janë mashtruar.  Çështja në prokurori u hap pas dokumentarIT “Gjaku i pistë”  që u transmetua në korrik të vitit 2022. Medina Ajeti /SHENJA/ 

 

MARKETING