(VIDEO) Shkupi u mbulua nga mjegulla të dendura

Mjegullat e dendura që mbuluan të shtunën në mbrëmje një pjesë të madhe të vendit, krijuan një sërë problemesh. Për shkak të mjegullës, mbrëmë janë anuluar një pjesë e fluturimeve në Aeroportin e Shkupit. Sipas informatave në uebfaqen e Aeroportit të Shkupit, një pjesë e fluturimeve janë anuluar ose riorientuar, pasi dukshmëria ishte mjaftë e ulët.
Ndërkaq, nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njoftojnë se komunikacioni zhvillohet pa probleme, por në rrugë me lagështirë.
LIDHJA AUTO MOTO E MAQEDONISË
“Dukshmëria është zvogëluar për 50 deri në 100 metra për shkak të mjegullës në aksin rrugor Demir Kapi dhe Petrovec – Veles.Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi”.
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut, në këtë periudhë dimërore radhitet në vendet e para të Evropës, por edhe të botës për ajrë më të ndotur, ndërsa mjegulla e dendur bënë që ajri të jet ende më i ndotur, gjë që ndikon në shëndetin e qytetarëve, dhe mjekët disa herë apelojnë që të bëhet kujdes maksimal, të mbajnë maska dhe mos të dilet pa nevojë.
Samir Mustafa /SHENJA/