(VIDEO) Shkollat nuk do të punojnë më 8 maj, ditën e zgjedhjeve

(VIDEO) Shkollat nuk do të punojnë më 8 maj, ditën e zgjedhjeve

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të jenë në pushim pranveror nga e hëna, 29 prill, deri më 6 maj 2024, pushim i cili u prezantua në këtë vit shkollor. Për herë të parë ka një ndryshim në kalendarin mësimor, në mënyrë që viti 2023/2024 të përfundojë më 17 qershor për nxënësit e shkollave fillore ndërsa për gjimnazistët, si vitet e kaluara më 10 qershor.

Shkollat ​​nuk do të punojnë më 8 maj, ditën  kur do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. Një ditë më parë, të marten e 7 majit, ato shkolla ku do të organizohet votimi do të kenë orar të shkurtuar, pra do të punojnë deri në orën 11:00.

Siç informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, mësimi i dy ditëve jo pune për shkak të zgjedhjeve do të bëhet në ditë pune. Plotësimi i orëve mësimore të parealizuara do të planifikohet dhe organizohet nga drejtorët e shkollave dhe do të realizohet me qëndrim më të gjatë të nxënësve në ditët e javës së punës, në kuadër të orarit gjashtëorësh të punës së mësuesëve. Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING