(VIDEO) Shkollat e Shkupit me siguri të lartë, alarmet për bomba shtuan sigurinë

(VIDEO) Shkollat e Shkupit me siguri të lartë, alarmet për bomba shtuan sigurinë

Rasti tragjik që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Beograd të Sërbisë, ka ngritur  alarmin edhe në vendin tonë. Ekipi Televizionit Shenja, vizitoi njërën ndër shkollat e mesme të qytetit të Shkupit, me më shumë nxënës, atë të  Zef Lush Markut, ku drejtori i kësaj shkolle, Arben Memeti, deklaroi se që atëher kur filluan kërcënimet për bomba të vendosura nëpër shkolla, këta si instutucion i kanë marrë të gjitha masat e duhura. Sipas drejtorit Arben Memeti, nxënësit janë të sigurtë dhe këta si intutucion edukativo-arsimor, janë në komunikim të vazhdueshëm me organet e rendit, prindërit, psikologët dhe sociologët.

ARBEN MEMETI, DREJTOR I SHKOLLËS SË MESME ZEF LUSH MARKU

“Ne si shkollë e mesme e qytetit të Shkupit, Zef Lush Marku, jemi në bashkëpunim me stafin pedagogjik, sikurse me pedagogë, psikolog, me sigurimin e shkollës. Poashtu edhe kujdestarët e ditës janë në bashkëpunim edhe me kolegët edhe me nxënësit, kemi bashkëpunim edhe me prindërit, poashtu kemi bashkëpunim edhe MPB, që për çfarë do llojë rasti që mundë të ndodhë, janë të parët ata që do të intervenojnë”.

Ndërkaq, Fitore Qirezi, drejtoreshë e shkollës fillore  Adem Jashari, theksoi se në shkollën që ajo drejtonë, janë ndërrmarë disa  aksione nga stafi i tyre, ku janë bërë kontrolle të pa paralajmëruara  për nxënësit, me të vetmin qëllim, t’i ndalojnë dukurit e këqija që cenojnë sigurinë e nxënësve.

FITORE QIREZI,DREJTORESHË E SHKOLLËS FILLORE ADEM JASHARI

“Sa i përket shkollës tonë dhe sigurisë së shkollës tonë, ne mundohemi ta mbajmë dhe ta kontrollojmë. Është një iniciativë e imja, që nga kur kam marrë detyrën për të udhequr me këtë shkollë, i kontrollojmë nxënësit vazhdimishtë, marrim si aksione, i kontrollojmë pa paralajmërim, jo duke menduar se do gjejmë apo do të kenë armë, por ti ndalojmë edhe gjërat tjera që janë në kundërshtim me rregullorën e shkollës”.

Sa i përket kontrollimeve të nxënësve nga ana emotive, siç thotë drejtoresha   Fitore Qirezi, nësë nxënësit janë të bullizuar, të fyer apo të diskrimunuar, në këtë shkollë Qirezi theksonë se vazhdimishtë kryhen trajtime pedagogjike nga stafi i tyre.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING