(VIDEO) Shefi i krimeve zbuloi detaje nga vrasja e dyfishtë, e Vanjës dhe Pançes

(VIDEO) Shefi i krimeve zbuloi detaje nga vrasja e dyfishtë, e Vanjës dhe Pançes

“Informacionin se Vanja  atë ditë do të shkonte e vetme në shkollë, Pallços i’a kishte dhënë babai i saj Aleksandar Gjorçevski”. Këtë i’a kishin thënë të dyshuarit Velimir dhe Bore, shefit të Njësisë për krim të dhunshmë Dejan Dimovskit.  Gjatë dëshmisë për vrasjet e Vanjas dhe Pançe Zhehoskit, Dimovski  zbuloi edhe disa sms nga telefoni i babait të Vanjas Aleksandar Gjorçevskit.

DEJAN DIMOVSKIT, SHEF I NJËSISË PËR KRIM TË DHUNSHËM

“Kemi gjetur sms skrin shot, nga mbrëmja e një nate para tragjedisë mes Vanjas dhe Aleksandar, të cilin i’ia kishte ridërguar nënës Zorica, në të cilën shkruhej ‘nesër do të jetë ftohtë, minus 7, vishuni mirë, me dukser, shall dhe doreza’. Një ditë Aleksandar i ka thënë Zoricës, ‘Mos u shqetëso, nëse kërkojnë para, do të kërkojmë nga Hari’. Në grupin me prindërit në Viber, Aleksandar e kishte gabuar grupin dhe kishte shkruar ‘Thuaj, sa para duhen’, por shpejtë e ka fshirë sms. Por disa prindër e kishin parë dhe na treguan”.

Poashtu ai përshkroi gjendjen e Vanjas së vdekur, të gjetur në gropën në të cilën e kishin varrosur.

DEJAN DIMOVSKIT, SHEF I NJËSISË PËR KRIM TË DHUNSHËM

“Kur e kemi nxjerrë trupin, ishte si e gjallë. Duart i kishte të lidhura nga pas, këmbët i kishte të lidhura, gojën e kishte të mbyllur me lentë. Nuk pamë shenja tjera të dhunës, ishte si e gjallë. Se a ishte nga që koha ishte e ftohtë, nuk kishte shenja të shpërbërjes. Kolegët që kishin biseduar me Manevin na thanë se ai kishte pranuar gjithëçka për Pançen dhe  u kishte teguar se ku ishte varrosur dhe se do t’i dërgojë atje për ta treguar se ku është trupi”.

Në gjykatë sot dëshmoi edhe Mitre Llazarov, xhaxhai i nënës së Vanjas, i cili pranoi se gjatë kohës që kishte ndihmuar në kërkimin e Vanjas, babai Aleksandri ju kishte dukur i dyshimtë, pasi gjatë kohës kishte qëndruar në veturë. Seanca tjetër vazshon më 13 nëntor.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING