(VIDEO) Sela: Heqja e balancuesit është pjesë e majorizimit

(VIDEO) Sela: Heqja e balancuesit është pjesë e majorizimit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar mekanizmin për barazi në punësim – “balancuesin”. Ai tha se “ky vendim është pjesë e majorizimit dhe më së shumti do të pësojnë bashkësit entike të cilat nuk janë shumicë. Sipas Selës, ky vendim po ashtu është pjesë e destabilizimit, që është bërë temë kohën e fundit dhe se ky vendim, sipas Selës duhet ti shqetsojë të gjithë qytetarët, pasi siç theksoi, nuk është vendim vetëm i Gjykatës Kushtetuese, por është paralajmërim politik i kryeministrit të tanishëm, Hristijan Mickoski.

ZIADIN SELA,KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

Kuptohet që kjo duhet ti shqetsojë të gjithë qytetarët për shkak se nuk është vendim vetëm i Gjykatës Kushtetuese, por është paralajmërim politik i kryeministrit të tanishëm, që para më tepër se dy vitesh, kur diskutohej për temën e ndryshimeve kushtetuese dhe kur u hap tema për ndërrimin e definicioneve të 20 përqindëshit në gjuhën shqipe, ai që atherë ka paralajmëruar për tu hequr balanceri dhe badenteri, dhe natyrishtë që ky është vetëm zbatim i planit politik të kësaj qeverisje jo popupullore, e cila ashtu siç shkeli mbi parimin e legjitimitetit, ashtu po mundohet që ti implementojë politika majorizuese ndaj bashkësive etnike të cilat nuk janë në shumicë dhe natyrishtë që kjo duhet dënuar nga çdo qytetarë”.

Deputeti i Frontit Europian, gjithashtu foli edhe për avancimin e balancuesit. Sela tha se koalicioni VLEN ka dëgjuar nga fushata e ASH-së në vitin 2020 dhe kanë instruksione të mjaftueshme. Tutje, shtoi se kanë përgatitur një ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe do ta dorëzojnë në procedurë parlamentare.

ZIADIN SELA,KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

Sa i përket VLEN-it dhe fjalëve boshe të tyre, planet e Qeverisë, shkojnë në programin qeveritar, dhe në programin qeveritar unë nuk kam vërejt që ekziston diçka e tillë”.

Kreu i ASH-së, shtoi se kjo nuk i kontribuon paqes dhe bashkëjetesës në vend, por krijon pasiguri dhe frikë te qytetarët. Ndërsa tek debati për destabilizim, Sela tha se tani shihet se kush e nxit këtë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING