(VIDEO) Saranda Imeri: Provimi i jurisprudencës do të jetë në shqip në tërësi

(VIDEO) Saranda Imeri: Provimi i jurisprudencës do të jetë në shqip në tërësi

Deputetja Saranda Imeri Stafai, ka theksuar se provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe, ndërsa gjatë javës së ardhshme pritet të mbahet një takim mes ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari dhe studentëve, ku do të prezantohen metodologjia dhe procedura e dhënies së provimit. E ftuar në emisionin “Debat në Shenja” me moderatorin Abedin Ismaili, Imeri tha se nuk është e vërtetë se një pjesë e provimit do të jepet në gjuhën maqedonase dhe pjesa tjetër në gjuhën shqipe.

MARKETING

Shik.mk

SARANDA IMERI STAFAI, DEPUTETE

“Mbas gjashtë dekadash studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe dhe atë nuk flitet vetëm për një provim, se ky është keqkuptimi që ndodhë në opinion është provimi jurisprudence, mirëpo ky provim ka në brendësinë e tij njëmbëdhjet lëndë dhe njëmbëdhjet lëndë do të jipen në gjuhën shqipe”.

Nga ana tjetër, moderatori i kujtoj deputetes Imeri, se së fundmi Arben Taravari ka theksuar se pushteti aktual VLEN-VMRO është shumë më i dëmshëm sesa pushteti i dikurshëm BDI-Gruevski. Ku deputetja ka kundërshtuar vlerësimet e Taravarit duke thënë se Travari ka dhënë qindra deklarata me të cilat sot po bije në kundërshtim.

SARANDA IMERI STAFAI, DEPUTETE

“Nuk e di sa mund t’i marrim deklaratat e z.Taravarit për serioze pasi që në të kaluarën në e dijm se z.Taravari ka dhënë qindra deklarata me të cilat sot po bije në kundërshtim, njëra ndër më të fortat ka qenë se z. Ali Ahmeti është me sëmundje mendore kurse tani nuk po mundemi t’i ndajmë nga z.Ali Ahmeti. Prandaj z.Taravari ka humbur kredibilitetin e tij”.

Imeri gjithashtu tha se me plot bindje dhe me krenari në këtë dyvjecar të qeverisjes, sipas saj nuk ka burgosje, dhe se nuk ka rrahje masive të qytetarëve.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

 

MARKETING