(VIDEO) Premtim i kryeministrit, nuk pritet të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike deri në fund të vitit

(VIDEO) Premtim i kryeministrit, nuk pritet të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike deri në fund të vitit

Çmimi i energjisë elektrike për qytetarët do të mbetet i njëjtë deri në fund të vitit dhe nuk do të ketë shtrenjtim. Këtë e theksoi kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me procedurën për përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike, të cilën kompanitë energjetike e kanë iniciuar pranë Komisionit Rregullator për Energjetikë, që tingllon shumë deri në fund të vitit, por gjegjësishtë i bie që edhe dy muaj e gjysmë çmimi i ernergjisë elektrike do të jetë i njejtë.

MARKETING

Shik.mk

I pyetur nëse SHA EMV do të ofrojë çmim më të ulët apo më të lartë se çmimi aktual prej 65 eurosh për megavat-orë, kryeministri theksoi se, në kushtet aktuale të bursave, ky çmim është deri në tri herë më i ulët se ai që paguajnë qytetarët në vendet fqinje dhe në Evropë. Ai shtoi se çmimi përfundimtar nuk varet vetëm nga EMV-ja, por edhe nga kërkesat e disa subjekteve në sistem, përfshirë operatorin dhe distributorin privat EVN.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Çmimi mbetet i njëjtë deri në fund të vitit, përkatësisht edhe në nëntor edhe në dhjetor. Ndërsa për atë që do të ndodhë nga 1 janari, të presim të shohim se çfarë do të thonë kompanitë energjetike. Unë nuk mund ta paragjykoj vendimin e Komisionit Rregullator”.

Mickoski tha se ruajtja e stabilitetit energjetik dhe mbrojtja e standardit të qytetarëve po realizohen në kushte të krizës më të madhe energjetike globale, kur çmimet në bursat e rajonit dhe të Evropës po thyejnë rekorde.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Kudo në rajon dhe në Evropë, çmimet e energjisë po thyejnë rekorde. Ka shtete në Evropë ku çmimi i naftës dizel është mbi tre euro, ndërsa tek ne është nën 1,6 euro, falë masave të Qeverisë. Në këtë drejtim planifikojmë të vazhdojmë edhe sa i përket energjisë elektrike – po luftojmë dhe prioriteti ynë është që çmimi të mbetet i njëjtë dhe të mos ketë rritje”.

Kryeministri konfirmoi gjithashtu se Qeveria aktualisht nuk planifikon asnjë ndryshim në blloqet tarifore për llogaritjen e çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING