(VIDEO) Rritja e buxhetit për modernizimin e armatës, tregues i fortë i përkushtimit të RMV në NATO

(VIDEO) Rritja e buxhetit për modernizimin e armatës, tregues i fortë i përkushtimit të RMV në NATO

Kryeministri Talat Xhaferi është takuar me ndihmëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s për politikë dhe planifikim të mbrojtjes, Angus Lapsli në suazat e vizitës së tij në Shkup, njoftuan nga Qeveria. Xhaferi i uroi mirëseardhje zyrtarit të aleancës dhe njëherazi e konfirmoi kontributin e Maqedonisë së Veriut në NATO, i cili siç tha ai po forcohet vazhdimisht. Arritja e 2,05% të PBV-së në buxhetin e mbrojtjes, 30% e të cilave janë për modernizimin e Armatës, janë një tregues i fortë për këtë kontribut.

QEVERIA E MAQEDONISË SË VERIUT
“Njëkohësisht, me pjesëmarrjen në sigurinë kolektive përmes forcave multinacionale të Aleancës në Rumani, në Bullgari dhe në Letoni, si dhe në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR dhe në operacionin e BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë, ALTEA, vendi është pozicionuar gjithashtu si një nga shtyllat e stabilitetit rajonal”.

Në takim, të dy delegacionet patën mundësi të diskutojnë për Samitin e NATO-s në Uashington në frymën e 75-vjetorit të Aleancës, si dhe për planet aktuale të mbrojtjes, duke pasur parasysh situatën e sigurisë globale në Evropë dhe në botë. Të dy delegacionet konfirmuan gjithashtu mbështetjen që shtetet anëtare, përfshirë Maqedoninë e Veriut, e japin për Ukrainën.
Medina Ajeti ALi /SHENJA/

 

MARKETING