(VIDEO) Roth: Ndyshimet kushtetuese të dhimbshme, mos e shantazhoni njëri-tjetrin
Ndryshimet kushtetuese ndoshta për dikë janë të dhimbshme, por ato janë nevojshme. Kështu deklaroi kryetari i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut gjerman, Mihael Roth nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, ku u mbajt Konferenca “Përparimi i Procesit të Berlinit përmes Demokracisë Parlamentare”. Ai porositi që përfaqësuesit e Qeverisë dhe të Parlamentit ta kthejnë vendin në rrugën evropiane, duke i votuar ndryshimet kushtetuese.
Mihael Roth, kryetari i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut gjerman
“Do doja të dërgoja një porosi shumë të thjeshtë. Po, jemi shumë të prokupuar nga lufta në Ukrainë, por kjo nuk don të thotë se ne e kemi harruar rolin e rëndësishëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut, që besojnë se e ardhmja e vendit është Evropa. Prandaj, dua të inkurajoj kolegët e mi në Pralament, gjithashtu edhe në Qeveri të angazhohen për të bërë më të mirën që ta kthejnë vendin në rrugën evropiane që nënkupton se ndryshimet kushtetuese ndoshta janë të dhimbshme për disa kolegë, por fundja ato janë të nevojshme”.
Roth po ashtu dërgoi porosi që vendi ta luftoj korrupsionin. Ndërsa, shtoi se nevojitet më shumë ambicie edhe nga BE edhe nga Maqedonia e Veriut. I pyetur të komentoj ndryshim ekspres të Kodit Penal, Roth tha se nuk është koha për shantazhime të ndërsjellta.
Mihael Roth, kryetari i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut gjerman
“Tani ne flasim për ndryshimin e Kushtetutës, që ka të bëjë me minoritetin bullgar dhe çështje të tjera, të cilat janë rezultat i një procesi të gjatë, tensionues dhe kontravers i bisedimeve me BE-në, sidomos me Bullgarinë. Qëllimi im është që t’i përshpejtojmë bisedimet me BE-në dhe Maqedoninë e Veriut, sepse qytetarët e meritojnë antarsimin në BE, sa më shpejtë të jetë e mundur. Është e nevojshme embicie më e madhe nga të dyja anët edhe nga RMV dhe nga BE”.
Reformat e nevojshme përsëriti Roth nuk janë detyrim vetëm i Qeverisë, por edhe i parlamentarëve. Ai përmendi se në Shkup ka qenë saktësisht para një viti dhe se e vlerëson faktin se njerëzit këtu se e ardhmja e vendit është Evropa.
Emine Ismaili /SHENJA/