(VIDEO) Rokas: Vendit i mungon pragmatizmi politik për BE-në
Euroambasadori Mihalis Rokas, ka thënë sot se, rruga e Maqedonisë së Veriut për të ecë përpara në aspektin e eurointegrimeve, u vendosë në vitin 2022. Duke folur në koferenën me rastin e 30 vjetorit të marrëdhënieve mes BE-së dhe Maqedonisë, Rokas tha se, Maqedonia i përket familjes evropiane dhe është shumë më afër sesa mendojmë. Ajo që mungon në këtë moment, siç tha Rokas, është pak pragmatizëm dhe vullnet për bashkim në të gjithë spektrin politik, në mënyrë që të realizohen hapat përfundimtarë përpara drejt BE-së.
Mihalis Rokas, euroambasador
“Përkundër zhgënjimit, më shumë se 70% e qytetarëve në bazë të sondazheve të fundit kredibile mbështesin anëtarësimin në BE, si rrugën e vetme që vendi të ecë përpara. Kjo na jep neve sensin e përgjegjësisë sepse ne duhet të tregojmë rezultate. Rruga për të ecë përpara për Maqedoninë e Veriut është vendosur në vitin 2022 që do të thotë se, Maqedonia e Veriut dhe BE-ja arritën marrëveshje, e cila le të themi nëse do të zbatohej do t’i lejonte vendit të ishte përpara çdo vendi tjetër anëtar” .
Ndërkaq, zëvendëskryeministri dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, theksoi se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik, duke nënvizuar se pas përfundimit të screening-ut, fokusi është vendosur tek përshpejtimi i reformave.
Bekim Sali, ministër për çështje evropian
“Tridhjetë vite partneritet dhe 25 vite nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dëshmojnë se rruga jonë evropiane është e qartë dhe e pakthyeshme. Sot, integrimi nuk është vetëm një qëllim – është proces i dorëzimit të rezultateve konkrete. Përmes Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes, vendi tashmë po jep rezultate të matshme në fusha kyçe si sundimi i ligjit, administrata publike dhe qeverisja ekonomike”.
Ministri theksoi se një proces i besueshëm zgjerimi kërkon përkushtim të dyanshëm – reforma reale nga vendet kandidate dhe parashikueshmëri nga Bashkimi Evropian.
Teuta Buçi /SHENJA/

