(VIDEO) Rikonstruimi i Qeverisë, më 14 korrik Kuvendi do të votojë për 8 ministrat e rinj
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka caktuar për më 13 korrik seancën në të cilën do të votohen ministrat e rinj të kabinetit qeveritar. Gjatë kësaj seance do të shkarkohen ministrat e vjetër, do të shkarkohen zëvendësministra të dikastereve ku do të ketë ndryshime, si dhe do të votohen ministrat e rinj. Përkatësisht, ministra të rinj do të zgjedhen në Ministrinë e Drejtësisë, Marrëdhënieve midis bashkësive, Vetëqeverisje Lokale, Politikë sociale, demografi dhe të rinj si dhe në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit. Me rikonstruimin e qeverisë, hiqet posti i zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë, të cilin deri disa javë më parë e ka ushtruar Arben Fetai dhe i njëjti zëvendësohet me sekretar për qeverisje të mirë. Megjithatë, kryeministri Hristijan Mickoski ende nuk ka shpalosur se kush do të emërohet në këtë pozitë. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse në këtë post do të vjen Dimitar Dimovski i cili ka qenë i akuzuar në një rast gjyqësor, Mickoski tha se ai nuk e përmendur askund emrin e tij.
Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së
“Së pari, unë askund nuk kam thënë se kush do të jetë personi që do ta drejtojë sektorin për qeverisje të mirë. Thashë se, ashtu siç do të kemi një sekretar që do të monitorojë zbatimin e programit të Qeverisë, do të kemi edhe një sekretar për qeverisje të mirë. Nuk do të jetë i njëjti person. Për Dimitar Dimovskin, si edhe për dhjetëra e qindra njerëz nga qeveria e mëparshme e VMRO-DPMNE-së, të cilët ishin objekt i një përndjekjeje politike nga qeveria kriminale e LSDM-së dhe BDI-së, e cila e përdori Prokurorinë Speciale Publike (PSP) si mjet politik, kam folur shumë herë në të kaluarën dhe nuk do ta komentoj më”.
Ndërkaq, sa i përket plotësimit të vendeve të zëvedësministrave të cilat do të mbesin të zbrazëta pas rikonstruimit të qeverisë, Mickoski tha se ata do të zgjedhen në shtator. Ai tha se, më 13 dhe 14 korrik do të zhvillohet debat në Kuvend për minsitrat e rinj, më pas do të jetë rishikimi i buxhetit pas çka deputetët do të jetë në pushim vjetor.
Teuta Buçi /SHENJA/

