(VIDEO) Rexhep Memedi: Kemi vdekshmëri dy herë më të ulët në krahasim me 5 vitet e fundit
Drejtori i Klinikës së Fëmijëve Rexhep Memedi ka demantuar informacionet në media lidhur me vdekshmërinë e rritur të pacientëve në periudhën e fundit 4 mujore. Ai këto i quan si fushatë asimetrike kundër Klinikës së Fëmijëve dhe drejtorit nga individë të caktuar për interesa personale. Ai thekson se të dhënat tregojnë se tani ka pasur vdekshmëri 2 herë më të ulët në krahasim me 5 vitet e fundit.
REXHEP MEMEDI, DREJTOR I KLINIKËS SË FËMIJËVE
“Nga tabela e treguar me të dhënat e sistemit informativ të klinikës së fëmijëve vihet re qartë se tani kemi një vdeshkmëri gati 2 herë më të ulët krahasuar me 5 vite më pare ose vdekshmëri 3 herë më të ulët krahasuar me 9 apo 10 vite më pare ku kishte mesatarisht 9 vdekje në muaj pra mesatarisht çdo 3 ditë nga një vdekje në një kohë kur me këtë institucion drejtonin individë tjerë dhe kishte një qeveri tjetër në vend.”
Memedi më tej foli për problemet teknike me të cilat ballafaqohet klinika, si çështja e kuzhinës së vjetër, ashensorëve të amortizuar dhe çështja e hidroforëve që janë jashtë funksionimit , për të cilat thotë se paraqesin rrezikshmëri të lartë.
REXHEP MEMEDI, DREJTOR I KLINIKËS SË FËMIJËVE
“Kuzhina ku përgatiten ushqimet për fëmijët është në gjendje tepër të amortizuar me enë të vjetra mbi 20 vjeare që bartin një rrezikshmëri të lartë në procesin e përgatitjes së ushqimit për fëmijët. Tani në këtë periudhë kemi përgaditur projektin për zgjidhjen për renovimin e tërësishëm të kuzhinës dhe së shpejti do të fillojmë me procesin e rinovimit edhe të objektit të kuzhinës dhe gjithë invertarit që përdoret në kuzhinë. Pastaj kemi problemin e ashensorëve të cilët janë disa prej tyre mbi 40 vite të vjetër të amortizuar, jashtë funksionit dhe të cilët nuk zgjidhur me vite të tëra. Së shopejti do të fillojmë me zëvendësimin të 2 nga ashensorët e vjetër me 2 ashensorë tëri. Kemi pastaj pjesën e stacionit të pompave është aty një pomp një hidrofor I cili siguron shtypje të lartë për hidrantët që I kemi në çdo repart në rast të zjarreve fatkeqësisht këta hidrantë nga 2018 janë jashtë përdorimit dhe kjo është një gjendje që ka rrezikshmëri të lartë”.
Memedi i pyetur për rastet e foshnjave të vdekura së fundmi në klinikë tha se për rastin e foshnjës 14 muajshe për të cilin ishin konstatuar lëshime mjekësore ka marrë masa duke larguar 2 mjeke nga puna ndërsa për rastin e fundit të foshnjës 5 vjeçare tha se javën e ardhshme do të ketë mbikëqyrje nga ekspertët dhe presin konstatime zyrtare konrekte.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/