(VIDEO) Raportohet për shpërthim në gazsjellësin Lituani-Letoni

(VIDEO) Raportohet për shpërthim në gazsjellësin Lituani-Letoni

Një tubacion të gazit që kalon midis Lituanisë dhe Letonisë e ka kapluar zjarri gjersa raportohet se është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.

Nuk kishte asnjë provë të menjëhershme për ndonjë sulm, por një hetim tashmë ka nisur, tha operatori lituanez i transmetimit të gazit, Amber Grid.

Transmetuesi publik i vendit, LRT tregoi pamjet e një zjarri që shpërtheu në vendin e shpërthimit në qarkun Panevezys në Lituaninë veriore, raporton skynews.

Furnizimi me gaz u ndërpre dhe flakët pritej të shuheshin, tha shefi ekzekutiv i Amber Grid, Nemunas Biknius.

Lituania kufizohet me Rusinë dhe ndodhet në Detin Baltik, ku tubacionet e gazit Rusi-Gjermani “Nord Stream: u dëmtuan në shpërthimet e vitit të kaluar. 

 

MARKETING