(VIDEO) “Qyteti i Sigurt”, nga 12 tetori sistemi do të zbatohet edhe në Ohër, Dibër, Kërçovë dhe Strugë

(VIDEO) “Qyteti i Sigurt”, nga 12 tetori sistemi do të zbatohet edhe në Ohër, Dibër, Kërçovë dhe Strugë

Nga 12 tetori, sistemi “Qyteti i Sigurt” do të fillojë të zbatohet edhe në Ohër, Dibër, Kërçovë dhe Strugë. Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Ai informoi se përgatitjet janë në fazën përfundimtare, ndërsa gjatë dy javëve të ardhshme duhet të përfundojnë aktivitetet e mbetura që lidhen me qendrën komanduese dhe zbatimin e sistemit.

MARKETING

Shik.mk

PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Jemi në fazën përfundimtare dhe, në parim, jemi dakorduar që të jemi të gatshëm të fillojmë me zbatimin praktik të ‘Qytetit të Sigurt’ edhe në territorin e SPB Ohër, deri më 12 tetor. Dua t’i informoj qytetarët e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht banorët e komunave Dibër, Kërçovë, Strugë dhe Ohër, se në territorin e SPB Ohër më 12 tetor do të fillojmë me zbatimin e ‘Qytetit të Sigurt’”.

Ministri me këtë rast rikujtoi se, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, këtë vit numri i personave të lënduar në aksidentet e trafikut është ulur për 20 për qind, me 34 viktima më pak.

Ministri informoi gjithashtu se me Bashkimin Evropian është arritur marrëveshje që pjesëtarët e Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare “Frontex”, përveç në kufirin jugor, të jenë të pranishëm edhe në kufirin perëndimor.

PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Pritet që në këtë pjesë të fillojmë me aktivitetet e përbashkëta deri në fund të këtij viti, me çka do të mund të themi se kemi kontroll më të mirë të të gjithë kufirit, veçanërisht të kufirit me fqinjin tonë perëndimor, Republikën e Shqipërisë”.

Toshkovski rikujtoi se “Qyteti i Sigurt” në shtet është në funksion që nga 1 shkurti i këtij viti, pas së cilës ka pasuar një periudhë përshtatjeje prej dy muajsh e gjysmë, gjatë së cilës qytetarët janë informuar dhe kontrolluar për shkeljet në trafik, ndërsa sistemi është testuar dhe përmirësuar.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING