(VIDEO) Qytetarët presin nga 30-40 minuta të vijnë autobusët e linjave 9 dhe 19

Qytetarët po vazhdojnë të ankohen për mungesën e theksuar të autobusëve, sidomos në linjat 9 e 19. Ata ankohen se pritjet janë të gjata, thonë se ndodh që me orë të tëra autobusët privat të mos lëvizin fare në linjën e tyre
MEVLUDIN IMERI – GAZETAR
Transporti publik mbetet një çështje e pazgjidhur ndër vite qytetarët ankohen se janë të detyruar që në stacione të presin mbi gjysmë ore për shkak të mungesës ose linjave të pakta që ka në qytet. Në momentin e parë që na pa se po i afrohemi, shoferi i autobusit privat filloi tërheqjen nga stacioni, duke i lënë qytetarët të presin.
QYTETAR
Shkoi, ishte i boshatisur më tha se nuk do të vazhdojë të punojë dhe do të ndalet.
QYTETAR
Nuk u ndal, nuk e di nëse respektohet orari i lëvizjes së autobusëve. Është vështirë për ne që presim, pres 15 min, nuk janë të rregullt..
Qytetarët ankohen se pritjet janë të gjata, thonë se ndodh që me orë të tëra autobusët privat të mos lëvizin fare në linjën e tyre.
“Ka problem me autobusët privat, vijnë kur të duan, nuk e respektojnë orarin që e kanë, si mundet që 57-ta të jetë i rregullt, 35-shi të jetë i rregullt, kurse 9-shi asesi. Vijnë vetëm autobusët e NQP-së, privatët vetëm në mëngjes lëvizin disa herë, kurse pasdite nga ora 13:00 deri në ora 16:00 nuk ka asnjë autobus privat”.
QYTETAR
Presim nga 2 -3 orë, kur vijnë vijnë nga 7 përnjëherë, pastaj 3 or nuk ka aspak.
Qytetar
Pres tashmë 40 minuta, ka problem me autobus të linjës 9 dhe 19 është katastrofë.
Qytetar
Pres që 20 minuta, pesë autobus shkuan dhe asnjëri nuk u kthye.
Për këtë problematikë kërkuam përgjigje nga Ndërmarrja Publike për transport publik po edhe qytetin e Shkupit, deri në momentin e transmetimit të këtij lajmi, nuk morëm përgjigje.
Mevludin Imeri /SHENJA/