(VIDEO) Qytetarët përballen me mungesën e parqeve dhe pishinave
Me ardhjen e temperaturave te larta gjatë stinës së verës, qytetarët e Shkupit po përballen me mungesën e hapësirave rekreative dhe vendeve ku mund të freskohen. Shumë prej tyre ankohen se në qytet ka pak parqe dhe sipërfaqe te gjelbërta, ndërsa vendet për pushim dhe relaks janë të kufizuara. Sipas qytetarëve, Shkupi ka nevojë për më shumë gjelbërim, parqe dhe hapesira rekreative që do t’ua lehtësonin përballimin e vapës së verës dhe do të përmiresonin cilësinë e jetës në qytet.
QYTETARE
“Nuk ka, për fat të keq nuk ka. Po, nëse flasim për Ohrin, për liqenin e Ohrit është ndryshe. Por këtu, çfarë të them, këta vetëm kanë caktuar të ndërtojnë ndërtesa, njëra pas tjetrës. Për fat të keq, nuk kemi gjelbërim.”
Një qytetare theksoi se në çdo lagje të Shkupit duhet të ndërtohen pishina dhe shatërvanë.
QYTETARE
“Ka edhe nuk ka, çfarë t’ju them. Mendoj se ndoshta deri diku mjaftojnë parqet, sipërfaqet e gjelbra dhe shëtitorja përgjatë lumit Vardar. Megjithatë, duhet të ndërtohen dhe të krijohen më shumë hapësira të reja në shumë lagje të Shkupit. Përgjatë Vardarit… jo vetëm pishina, por duhet të ndërtohen edhe në lagje si Karposhi, Aerodromi, Kisella Voda dhe lagjet e tjera”
QYTETARE
“Jo, definitivisht nuk ka. Është vetëm Parku i Qytetit dhe falë Zotit që e kanë ruajtur pjesën e vjetër, ndërsa tani edhe pjesa e re po merr bukurinë e saj. Nuk ka. Shkupi nuk ka pishina, për fat të keq. Kryeqyteti i Republikës së Maqedonisë, e nuk ka pishina. Duhet të ndërtohen disa qendra të bukura ku njerëzit mund të freskohen. Për shembull, kur ne po rriteshim ishte Kaleja.”
Ndërkoh një tjetër qytetare tha se njerëzit po digjen nga asfalti dhe se pishinat që egzitsojnë nuk janë funksionale.
QYTETARE
“Jo, nuk ka, sepse këtu po digjemi mbi asfalt. Shpesh shkojmë në Parkun e Gruas, sepse e kemi afër, dhe edhe në Parkun e Qytetit. Nuk ka mjaftueshëm. Edhe ato pishina që ekzistojnë nuk janë funksionale”.
Nga përgjigjet e qytetarëve shihet se ekziston një nevojë e madhe për investime në gjelbërim, pishina dhe vende freskuese.
Zebushe Ramadani /SHENJA/

