(VIDEO) Qytetarët dhe konsumatorët e vegjël kursyen 15 për qind energji elektrike

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi,  në profilin e tij në Facebook ka shkruar se kursimi i energjisë elektrike tek amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël vetëm në dhjetor ka qenë 17 %, në nëntor kursimi ka qenë 18 %  dhe në tetor 17 %.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Kursimet për muaj në energji elektrike për amvisëritë  dhe konsumatorët e vegjël

Shtator – 9%

Tetor – 17%

Nëntor – 18%

Dhjetor – 17%”

 

Ministri theksoi se masat e kursimit po japin rezultatet e para, duke theksuar se kemi më shumë se 15 për qind kursime tek amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël dhe kjo ndihmon në përballimin e krizës energjetike.

 

Përndryshe, për shkak të krizës energjetike globale dhe në vend Qeveria e RMV-së propozi masat për kursimin e energjisë elektrike, e cila filloi të zbatohej nga institucionet, konsumatorët e vegjël dhe amvisëritë menjehëre pas hyrjes në fuqi. Gjithashtu qeveria me anë të masave për tejkalimin e krizës energjitke subvencionon industrinë ushqimore, apo prodhuesit e produkteve bazë, duke iu mundësuar energji elektrike më të lirë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING