(VIDEO) QMK: Të premten kishte 37 zjarre, 6 janë aktivë, 29 janë shuar

(VIDEO) QMK: Të premten kishte 37 zjarre, 6 janë aktivë, 29 janë shuar

Qendra për Menaxhimin e Krizave ka njoftuar se 6 zjarre janë ende aktive. Përveç kësaj nga QMK thotë se të premten ka pas 37 zjarre në hapësirë të hapur, nga ato 6 janë aktive, 2 janë vënë nën kontroll dhe 29 janë shuar.

Zjarre aktive janë 6:

  1. Komuna Makedonski Brod: fshati Tazhev, Breznicë-Jasen (digjet pyll me pisha);
  2. Komuna e Ohrit: Galiçicë, që shtrihet në drejtim të vendit të quajtur Magaro drejt Stenjes, Komuna e Resnjës (digjet bimësia me kërcell të ulët);
  3. Komuna e Novacit: fshati Pollog – fshati Skoçivir – fshati Grumacë – fshati Slivnicë (digjet vegjetacion i ulët);
  4. Komuna e Kërçovës: fshati Bigor Dolenci – fshati Çelopeci (digjet pyll i përzier);
  5. Komuna e Strugës: Fshati Belicë e Poshtme – Fshati Oktis (digjet vegjetacion i ulët);
  6. SARAJ: Fshati Laskarcë – Fshati Paniçar.

Nga QMK thonë se dy zjarret nën konroll janë në Demir Hisar, Ohër dhe në Komunën e Dellçevës.

Ndërkaq deri tani policia ka kapur 5 persona për zjarrvënie të qëllimshme. Drejtori I Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angelov, para disa ditëve tha se nuk është aspak normale të ketë 35-40 zjarre në një ditë, duke aluduar për ndezje të zjarrëve të qëllimshme.

Qendra për Menaxhim me Kriza rikujtojnë se numri i vetëm për denoncim të zjarreve është 112.

Merxhane Iseni/SHENJA/

 

MARKETING