(VIDEO) QMK: Pesë zjarre janë aktive, po intervenohet edhe nga ajri

Për shkak të temperaturave të larta është shtuar dukshëm edhe numri I zjarreve. Qendra e Menaxhimit të Krizave bën të ditur se në 24 orët e fundit ka pasur 26 zjarre në ambiente të hapura, ndësa pesë prej tyre janë ende aktive.
MARKETING
QMK
“Pesë zjarre aktive janë në territorin e Maqedonisë së Veriut:
– Negotinë në hyrje të fshatit Kalanjevë,
-Novosellë mbi fshatin Badilen, lokaliteti ‘Shamok’ ku digjet pyll me pisha,
-Gjevgjeli, ndërmjet fshatrave Negorci dhe Kovanec,
– Dollneni, mbi fshatin Crnilisht,
– Shtipit, në mes të fshatrave Dragoevë dhe Sellcë, lokaliteti ‘Haxhi Rexhepli’”.
Nga Qendra e Menaxhimit të Krizave informojnë se që në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë marrë masa shtesë ndaj zjarreve aktive dhe si përforcim i forcave zjarrfikëse nga toka. Një helikopter i ushtrisë ka nisur një operacion për zjarrin në malin Serta që në orët e para të mëngjesit, ndërsa pak më vonë në shuarjen e zjarrit në malin Serta janë aktivizuar edhe helikopteri i policisë dhe dy avionë të qendrës.
Nga QMK kërkojnë që të gjitha rastet emergjente të raportohen në numrin e vetëm të urgjencës 112 në QMK, veçanërisht kur qytetarët kanë situata kërcënuese për jetën. Njëkohësisht, QMK bën me dije se është e dobishme të ndiqen rekomandimet dhe informacionet nga media për parandalimin dhe reagimin ndaj emergjencave.
Në 12 ditët e para të korrikut ka pas gjithsej 173 zjarre. /SHENJA/