(VIDEO) Qeveria vendosi t’ia zgjidhë problemin pas zgjedhjeve, specializantët privat vazhdojnë grevën

(VIDEO) Qeveria vendosi t’ia zgjidhë problemin pas zgjedhjeve, specializantët privat vazhdojnë grevën

Specializantët privat e vazhduan grevën edhe sot, pasi që Qeveria vendosi që problemin e tyre ta zgjidh pas zgjedhjeve. Siç njoftojnë ata, asnjë nga kërkesat e tyre nuk është zgjidhur dhe vetëm janë përdorur premtimet e njejta të rrejshme, që thonë se i kanë dëgjuar shumë herë.

SHOQATA E SPECIALIZANTËVE PRIVAT

“As qeveria, as ministria nuk ka kërkuar mendim nga Komisioni Antikorrupsion dhe as nga KSHZ, se a mund të plotësohet ndonjëra prej kërkesave tona, ashtu siç e propozuam në takim, nga ana jonë. Kjo do të thotë se për momentin nuk ka vullnet nga ana e tyre për zgjidhje të problemeve tona”.

Se çfarë do të ndërmarrin më tej, thonë se do të tregojnë pasi të koordinohen me të gjithë specializantët privat.

Përndryshe, një ditë më parë, çështja e specializantëve u shtrua si çështje edhe në seancë të Qeverisë. Një një njoftim dërguar mediave mbrëmë vonë, thuhet se problemi me specializantët do të zgjidhet menjëherë pas zgjedhjeve.

QEVERIA E RMV-SË

“Qeveria ka marrë vendim, në përputhje me ligjin dhe menjëherë pas zgjedhjeve, të përgatisë një propozim për zgjidhje ligjore që do të parashikojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre të përgjithshme. Qeveria, në bashkëpunim aktiv me specializantët, deri tani ka shfaqur një shqetësim të madh për avancimin e statusit të tyre dhe është e vendosur të vazhdojë në këtë drejtim, për të zgjidhur të gjitha çështjet me interes të tyre dhe publik, në funksion të shëndetit të qytetarëve.

Mjekët specializantë janë në ditën e tretë të grevës. Ata kanë reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministrit të Shëndetësisë, Ilir Demiri, i cili tha se greva ka prapavijë politike. Vetëm në Qendrën Klinike janë rreth 400 specializantë privatë.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING