(VIDEO) Qeveria vendosi: Nuk ka më energji të subvencionuar për kompanitë, buka 33 denarë

(VIDEO) Qeveria vendosi: Nuk ka më energji të subvencionuar për kompanitë, buka 33 denarë

Qeveria në seancën e sotme anuloi subvencionimin e energjisë elektrike për furrat e bukës dhe ngriu çmimin e bukës në 33 denarë. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se vendimet i marrin që të mos lejojnë që njëra palë të paguajë dhe tjera  të pasurohet, sepse përkundër subvencionimit të energjisë elektrike, vetëm disa  prodhues kanë ulur çmimet.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Nuk do të lejoj rritje të pajustifikuar të çmimeve. Ka kaluar mjaft kohë që çmimet të përputhen. Pas kontrolleve të kryera nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, edhe pse prodhuesit merrnin subvencione për energjinë elektrike, çmimet e produkteve nuk u ulën apo i ulën në mënyrë të parëndësishme. Kjo është arsyeja pse ne e anuluam këtë masë sot. Ata do të furnizohen me energji elektrike në përputhje me Ligjin për Energji”

Kovaçevski deklaroi se bukën e bardhë dhe gjysmë të bardhë, e prerë në feta ose e plotë, është ngrirë me 33 denarë për bukë, me peshë 450 gramë. Çmimi i bukës nën 450 gram do të përcaktohet në bazë të gramazhës që ka bazuar në çmimin e ngrirë.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se kufizimi i çmimit të bukës në 33 denarë do të jetë i vlefshëm deri më 31 maj të vitit 2023. Ai shpjegoi  se cilat janë çmimet e karburantit, rrymës dhe miellit, të cilat ndikojnë në çmimin përfundimtar të bukës. Kjo, sipas tij, arsyetoi vendimin e marrë nga Qeveria. Bekteshi shtoi se në qytete të caktuara ka çmime edhe më të ulëta se 32 denarë. Ai u bëri thirrje furrtarëve që të diskutojnë për të gjetur një zgjidhje të duhur përmes vendimeve të qëndrueshme.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Çmimet e bukës së bardhë dhe gjysmës së bardhë variojnë nga 28 denarë, deri në 40 dhe deri në 45 denarë, varësisht nga prodhuesit. Nëse është e logjikshme që ka një ndryshim kaq të madh në prodhimin e një buke të caktuar, po flasim vetëm për dy lloje buke nga gama e madhe, atëherë mendojmë se është gabim. Natyrisht, ajo që është përkrahje nga Qeveria duhet t’u kthehet qytetarëve dhe konsumatorëve”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se qëllimi përfundimtar i subvencionimit, ishte që të mundësohet çmim më i ulët për produktet për qytetarët dhe se për këtë arsyje masa do të hiqet.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

MARKETING