(VIDEO) Qeveria publikon pagat e kryeministrit e anëtarëve tjerë të ekzekutivit

(VIDEO) Qeveria publikon pagat e kryeministrit e anëtarëve tjerë të ekzekutivit

Kryeministri Hristijan Mickoski merr pagë prej 140.450 denarë, gjegjësisht rreth 2.280 euro.

Zvëvendëskryeministrat dhe ministrat marrin pagë neto 115.540 denarë (1870) euro, përpos ministrit për Punë të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili merr pagë shtesë prej 20%, pra 24.865 denarë, për shkak kryerjes së funksionit, dhe për këtë shkak rroga e tij është 140.405 denarë.

Bruto rrogat për ministrat aktual janë 176 830 denarë, shumë që është për 60 mijë denarë më e madhe se neto rrogat. Sipas përllogaritjes për neto-pagat e 23 ministrave dhe kryeministrit paguajmë çdo muaj rreth 2.8 milionë denarë (46 000) euro, ndërsa për pagat e tyre bruto nga 4.3 milionë denarë, gjegjësisht rreth 70 000 euro. Në vit, kjo është 843 000 mijë euro, pa zv/ministrat dhe funksionarët e tjerë të qeverisë.

Qeveria në faqen e saj zyrtare në pjesën e “logaridhënies” i ka publikuar pagat e funksionarëve nga kabineti qeveritar.

Deri pak kohë më parë, në këtë faqe qëndronin pagat e anëtarëve të Qeverisë së Zoran Zaevit, ndërsa qeveria e Dimitar Kovaçevskit nuk i kishte publikuar pagat, ndërsa në mars ishte edhe rritja e famshme prej 78% të pagave të funksionarëve.

Për rrogat e ish ministrave opinioni kuptonte në mënyrë aksidentale nëse dikush prej tyre e zbulonte atë shumë. Kështu ish ministri i Financave, Fatmir Besimi, i pyetur nga gazetarët kishte deklaruar se rroga e tij është 125.960 denarë.

Enis Murtezi /SHENJA/

MARKETING