(VIDEO) Qeveria po analizon çmimet për të marrë masa
Autoritetet vlerësojnë se çmimet e produkteve bazë kanë shënuar vetëm rritje bazë, madje duke thënë se te një pjesë e produkteve ka pasur edhe ulje të çmimeve. Ministria e Ekonomisë dhe Punës ka publikuar sot rezultatet e analizës së bërë së bashku me Inspektoratin e Tregut, në kuadër të së cilit kanë bërë krahasim të lëvizjes së çmimeve të produkteve bazë ushqimore dhe joushqimore. Siç thuhet në njoftimin e ministrisë, analiza përfshin çmimet e 55 produkteve më të shitura, të përcjella në katër zinxhirë tregtar me pozicionim të ndryshëm të çmimeve, në periudhën nga 1 shkurti deri më 1 prill të vitit 2026.
Sipas kësaj analize, është regjistruar rritje minimale e çmimeve të shitjes prej 0,43%, derisa çmimet e blerjeve shënojnë rritje diçka më të lartë prej 1,01%.
Në të njëjtën kohë, marzhi mesatar i fitimit bruto te tregtarët është ulur nga 16,28% në 15,80%, gjë që sipas ministrisë, tregon se një pjesë e presionit nga rritja e çmimeve blerëse është absorbuar nga tregtarët, me qëllim që të ruhet stabiliteti i çmimeve për qytetarët.
Ministria e Ekonomisë dhe Punës
“Тe produktet ushqimore bazë ka rritje të lehtë prej 0,45%, me ç’rast rritje më të madhe ka te kosi, djathi, vezët dhe vaji; te frutat dhe perimet ka rënie prej 0,86%, përkundër rritjes së domateve dhe qepëve; te produktet bazë të higjienës është shënuar rritje prej 1,42%”.
Në lidhje me këtë, kryeministri Hristijan Mickoski tha se janë duke e shqyrtuar se çfarë masa të marrin për produktet ku ka pasur rritje më të lartë të çmimeve.
Hristijan Mickoski, kryeministër i RMV-së
“Momentalisht po mendojmë se s’i ulim çmimet për qytetarët për një grup të caktuar të produkteve ku kemi përqindje dyshifrore të rritjes së dhe së shpejti do të dalim me një qëndrim. Përndryshe, kemi edhe produkte të cilat për hir të së vërtetës janë liruar. Kemi krahasuar katër markete – Zur, Kiper, Kam dhe Vero. Ajo analizë është bërë shumë thelbësisht, kështu që në këtë moment gjendja është e këtillë”.
Sa i përket çmimeve të karburanteve, kryeministri tha se, pret që në bazë të trendeve të bursës, çmimet të mbeten të njëjta edhe javën tjetër, ndërsa ka mundësi që të ulen sërish.
Teuta Buçi /SHENJA/

