(VIDEO) Qeveria përpos ngrirjes së çmimit e kufizon eksportin e vezëve dhe orizit

(VIDEO) Qeveria përpos ngrirjes së çmimit e kufizon eksportin e vezëve dhe orizit

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, deklaroi se Qeveria vazhdon t’i ndihmojë qytetarët e prekur nga kriza  ekonomike dhe energjetike. Kovaeçevski njoftoi se Qeveria ka marrë vendim për kufizimin e eksportit të vezëve dhe orizit. Ky vendim, sipas Kovaçevskit, do të vlejë deri më 30 prill 2023.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINSITËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Në prag të festave të Pashkëve dhe Ramazanit, prodhuesit, të paktën 70% të prodhimit të vezëve do ta plasojnë në tregun vendas ndërsa tregtarët do të vazhdojnë të furnizohen në sasitë që janë furnizuar në janar dhe shkurt 2023”

I pari i Qeverisë deklaroi se këto masa janë bazuar në fakte dhe analiza, ndërsa premtoi se do t’i ndjekin zhvillimet në vend dhe jashtë dhe do të reagojnë sërish.

Ndërkohë, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha se në mënyrë plotësuese Qeveria ka marrë vendim për kufizimin e eksportit, të 70 për qind  nga prodhimi i tërësishëm që e kanë pasur në janar dhe shkurt. Ai tha se të gjithë prodhuesit do t’i furnizojnë edhe marketet e vendit, që të mos ketë mungesë të këtyreve produkteve.

KRESHNIK BEKTESHI-MINSITËR I EKONOMISË

“Ne jemi të hapur, në qoftë se ka propozime konkrete për mekanizma të reja, metodologji e re, masa të ndryshme, të cilët duhet qeveria t’i shqyrtoi, ti realizojë dhe veçanërishtë për odat ekonomike. Nuk dua të jap deklarata paushalle, por nese jepet diçka konkrete mund të na japin neve si instutucion, por edhe në mënyrë publike”.

Këto vendime sipas zyrtarëve shtetërorë bëhet me të vetmin qëllim, që të mbrohet standardi i qytetarëve. Të pyetur se a mund të ndodhë një ngrirje e të gjithave produkteve bazë, ata deklaruan se një vendim i tillë nuk mundet të merret, pasi sipas tyre, ka disa produkte që nuk  mundet t’ju ngrihet çmimi.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING