Të shtëna në hyrje të Haraçinës, plagoset me armë zjarri një 48-vjeçar

Të shtëna në hyrje të Haraçinës, plagoset me armë zjarri një 48-vjeçar

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se një 48-vjeçar nga Shkupi është plagosur me armë zjarri në hyrje të Haraçinës. Sipas raportimit, ndaj tij ka qëlluar një person të cilin e njihte, i cili ndodhej në një automjet së bashku me një person tjetër.

Rasti është raportuar në SPB Shkup rreth orës 01:50, pasi i plagosuri, A.M. (48), është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” me plagë nga arma e zjarrit.

Sipas MPB-së, incidenti ka ndodhur në hyrje të Haraçinës, kur nga automjeti një person i njohur për 48-vjeçarin ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

MARKETING