(VIDEO) Qeveria dhe opozita sërish akuzojnë njëra tjetrën për ndarjen e Shkupit dhe Tiranës nga rruga drejt BE-së

(VIDEO) Qeveria dhe opozita sërish akuzojnë njëra tjetrën për ndarjen e Shkupit dhe Tiranës nga rruga drejt BE-së

Qeveria dhe opozita edhe sot kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella në lidhje me vendimin e fundit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të ndarë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga rruga e integrimit europian. VMRO-DPMNE akuzoi partinë opozitare LSDM si fajtore për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e anëtarësimit në BE.

 VMRO

“LSDM gëzohet që Maqedonia ka ngecur. LSDM-ja punoi shumë që fillimisht të futej në të njëjtin kosh me Shqipërinë, e më pas të na kalojë Shqipëria. LSDM me vetëdije po punon që Maqedonia të mbetet e mbërthyer, duke filluar me  marrëveshjet e nënshkruara nga Zaev, e duke përfunduar me krimin dhe korrupsionin që mbretëroi 7 vite me LSDM-në. Gëzimi i LSDM-së nuk do të zgjasë, Maqedonia po ecën përpara, me VMRO-në do të ketë transformim ekonomik, sundim të ligjit dhe prosperitet”.

Ndërkaq, LSDM  akuzoi se përgjegjëse të drejtpërdrejtë për ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëriaj anë  VMRO-DPMNE-në dhe, siç thonë ata, politikat e dëmshme të liderit të tyre dhe kryeministrit Hristijan Mickoski.

LSDM

Tani, pas debaklit shtetëror që sollën në vend, pas ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia, VMRO-DPMNE po përpiqet t’I bëjë qytetarët budallenj. Pas të gjitha bllokadave, pas të gjitha pengesave, shkatërrimeve, frenimeve, pas të gjitha deklaratave të mundshme të Mickoskit të llojit ‘jo faleminderit’ në BE, sot VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në”.

Nga aty shtojnë se hapi i fundit që është dashur të inkurajohet dhe të bëhet nga VMRO-DPMNE nuk është bërë për shkak të vendimeve dhe interesave afariste të Mickoskit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së vendosën njëzëri që më 15 tetor të këtij viti Shqipëria të hapë klasterin e parë të negociatave, duke u shkëputur kështu zyrtarisht nga Maqedonia e Veriut në rrugën e integrimit europian.

/SHENJA/

MARKETING