(VIDEO) Qëndrimi i Waitzit, Sali: Gjashtë pika i kemi të përmbushura, për katër po koordinohemi

(VIDEO) Qëndrimi i Waitzit, Sali: Gjashtë pika i kemi të përmbushura, për katër po koordinohemi

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali, duke komentuar sot deklaratën e fundit të eurodeputetit Thomas Waitz në lidhje me ngjecjen e vendit në refomra, tha se është e vërtetë që Maqedonia e Veriut nuk ka përmbushur të gjitha reformat të nevojshme për sigurimin e fondeve evropiane. Ai tha se, në këtë fazë janë dhjetë pika të cilat janë kritike për arsye se janë në fazën e grejs periudhës, për të cilat vendi ka afat deri në fund të qershorit t’i përmbush, në mënyrë që të mos humb fondet.

Bekim Sali, Ministëri i Çështjeve Evropiane

“Deri më tani gjashtë pikë i kemi veç më të përmbushura, dhe në katër pika jemi duke u koordinuar mes institucioneve për t’i plotësuar ato obligime që i kemi marrë përsipër dhe natyrisht, jashtë këtyre hapave, kemi edhe hapa të tjera të cilat janë në fazën reale për t’i plotësuar. Ato nuk janë futur në grejs periudhë, që do të thotë se, edhe nëse nuk plotësohen deri në qershor, ata kanë afat deri në fund të vitit t’i plotësojnë, duke mos humbur qasjen tonë deri te Komisioni Evropian të cilat janë të garantuara për çdo pikë në veçanti”.

Euroambasadori, Mihalis Rokas tha se këto dhjetë hapa supozohej të përmbusheshin në qershor të vitit kaluar, duke thënë se,  ky është sistemi sipas të cilit funksionon agjenda e reformave dhe nëse ajo përfundon dhe nuk përmbushet paratë humben.

Mihalis Rokas, euroambasador

“Qeveria dhe disa ministri që kanë të bëjnë me këto dhjetë hapa po punojnë shumë për të arritur këtë dhe ky ishte paralajmërimi. Ky paralajmërim nuk iu dërgua vetëm Maqedonisë së Veriut, po po ashtu edhe vendeve të tjera kandidate që të implementojnë agjendën reformuese, kështu që është një punë e vështirë që po vazhdon, unë nuk mund ta parashikoj, duhet të presim deri në fund të qershorit për ta parë. Ajo që po ashtu po ndodhë është se në të njëjtën kohë është periudha e raportit të ri për hapat e qershorit të vitit 2026”.

Waitz së fundmi deklaroi se Maqedonia e Veriut vitin e fundit nuk ka bërë asnjë përparim në zbatimin e reformave, përfshirë edhe ato përmbushja e të cilave kushtëzohet nga Plani i rritjes i BE-së.  Nëse vendi nuk zbaton reformat e nevojshme,  do të humb 47 milionë euro nga plani i rritjes, që janë për projekte zhvillimore.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING