(VIDEO) Punimet afër Shtëpisë së Pensionistëve, Komuna nuk është në dijeni të marrëveshjes së kompanisë me pensionistët

(VIDEO) Punimet afër Shtëpisë së Pensionistëve, Komuna nuk është në dijeni të marrëveshjes së kompanisë me pensionistët

Punimet e objektit i cili po ndërtohet në afërsi të Shtëpisë së Pensionistëve në lagjen Fushë Topanë kanë ngjallur reagime ditën e sotme, pasi që janë parë punëtorë që po kryenin punime. Drejtori i shtëpisë së pensionistëve Nevaip Ramadani në një prononcim për media tha se punimet e sotme kanë të bëjnë me kërkesë të shtëpisë së pensionistëve për kompaninë e cila e ndërton objektin për rreziqet që parashihen me rrëshqitjen e dheut që të mos vie deri tek shembja. Ai tha se kanë marrë siguri nga investitori se gjatë ndërtimit të objektit do të ikin 6 metra larg Shtëpisë së Pensionistëve.

NEVAIP RAMADANI, KRYETAR

“Ne mos të dëmtohemi,  mos të vijmë në situatë sepse po shohim që ka një rrezik që të bie toka sepse është shembur. Ne nuk jemi organ që mund të bëjmë hetime apo të akuzojmë dikë. Ne bëjmë punën tonë. Personalisht neve mund të na pengojë në qoftë se hy në pronën tonë, nëse hy në pronën tonë jemi të interesuar ta pengojmë. Problemi është ai dheu që ka rrëshqitur prej lagështisë  ne e kemi lutur ta sanojnë, kanë ardhë punëtorët jemi marr vesh. Marëveshja është, ato janë duke punuar. Shqetësimi është prej ndërtesave atje, ne mbajmë llogari për pjesën e kësaj shtëpisë së pensionerëve që mos të jemi të dëmtuar”.

Të pyetur lidhur me këtë nga komuna e çairit thanë se sipas informacioneve  të tyre menaxhmenti i Shtëpisë së Pleqve i është drejtuar kompanisë Avanti Sistem SHPK pa dijeninë e tyre dhe pa iu drejtuar Komunës së Çairit dhe ka sjellë punëtorë nga kompania për të hequr dheun që ka rrëshqitur në Shtëpinë e të moshuarve.

KOMUNA E ÇAIRIT

“Kompania Avanti Sistem ShPK ka dorëzuar kërkesë për leje ndërtimi për objekt banimi në Çair. Komuna e Çairit e ka shqyrtuar kërkesën dhe ka vendosur ta ndërprejë procedurën për shkak të mangësive. Për shkak të mosveprimit ndaj vërejtjeve nga Komuna e Çairit, kërkesa është refuzuar”.

Nga Komuna e Çairit thonë se nuk është dhënë leje ndërtimi dhe për ngastrën kadastrale  është marrë vendim për heqjen e konstruksionit dhe rrafshimin e vendit  sepse është bërë gërmimi i gjerë mekanik pa leje ndërtimi. Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING