(VIDEO) Publicisti Kim Mehmeti: Në Maqedoni shqiptarin e shkatërron shqiptari

(VIDEO) Publicisti Kim Mehmeti: Në Maqedoni shqiptarin e shkatërron shqiptari

Publicisti Kim Mehmeti në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se letërnjoftimi i popullit janë elitat që ka. Sipas tij, në atë formë edhe matet se çfarë në fakt ka ai popull.

 Kim Mehmeti, publicist

 “Nëse ai ka elita politike, elita kulturore, elita shkencore. Ata janë  zëri i popullit. Nuk është zëri i popullit ai bujku i mrekullueshëm që punon. Mikrofoni i jepet Kimit, dhe nëse Kimi, nuk guxon ta thotë të vërtetën të mos del, është e pandershme”

Ai tha se e di që  UT-ja, ka profesor të mrekullueshëm, ka 200 profesor por ata heshtin.

 Kim Mehmeti, publicist

 “Ndodhi Sopoti po ku ishte zëri i atyre, ndodhi Monstra, por ku ishte zëri i atyre”,

Me tej Mehmeti u shpreh se shqiptarin në Maqedoni e shkatërron shqiptari.

Mehmeti tha se për gjendjen në të cilën jemi duhet të vajtojmë dhe jo të qeshemi.

 Kim Mehmeti, publicist

 “Na iku rinia, ajo rini nuk shkon vetëm për shkaqe ekonomike. Ajo rini do të shkoje në vende ku mund të realizohet ku çmohen vlerat, në një vend ku ka gjykatë, nëse e bën një krim do të përgjigjet sipas ligjit, jo sipas kryetarit të partisë. Edhe ne e humbim më të vlefshëm që kemi. Të rinjtë tanë që ikin janë ajo rinia më e shëndosh e cila nuk duron”

Duke folur për korridorin 8 dhe histerin që po krijohet, Mehmeti, tha se nuk duhet harruar se elita maqedonase ka mendësi serbe dhe se ata nuk lejojnë që shqiptarët të lidhen me njëri tjetrin,

 Kim Mehmeti, publicist

 Edhe tani, elitat maqedonase në përgjithësi ato kanë mendësi serbe, nuk kanë mendësi tjetër, që armiqtë tonë janë shqiptarët dhe bullgarët, dhe nuk dinë tjetër, ndërsa shpëtimtari ynë është Beogradi. Dhe, zgjidhja është kjo. Ne assesi nuk duhet të lejojmë që shqiptarët të lidhen me njëri tjetrin, assesi nuk duhet të lejojmë që Shkupi të lidhet me Tiranën”,

 

Më tej, Kim Mehmeti u shpreh se Maqedonia e Veriut është shembull se si mund të ndërtojnë shtet aleancat e hajdutëve.

Enis Murtezi /SHENJA/

MARKETING