(VIDEO) Provimi i jurisprudencës, Zekolli: Po kërkojmë modalitet për të zgjidhur këtë çështje

(VIDEO) Provimi i jurisprudencës, Zekolli: Po kërkojmë modalitet për të zgjidhur këtë çështje

I përkrah studentët në kërkesën e tyre që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe”, kështu deklaroi zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri në emisionin “Debat në Shenja”. Nga ku ajo vlerëson se studentët janë duke kërkuar një modalitet dhe formë se si t’ju ndihmohet atyre dhe të zgjidhet kjo problematikë. Zekolli shton se madje kanë bërë një grup që po merret me këtë çështje.

Kaltrina Zekolli Shaqiri, zëvendësministre e Transportit dhe Lidhjeve

Kemi bërë një grup që po merret me këtë çështje, dhe studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe, pa dyshim këtë e them, jo vetëm këtë të jurisprudencës por më shumë. Në ministrinë për punë dhe politik sociale edhe aty ishte në gjuhën maqedonase. Me ardhjen e VLEN-it, provimet profesionale tani jepen në gjuhën shqipe”.

Më tej duke folur për autostradën Shkup-Bllacë, ajo tha se shumë shpejtë do të fillojnë punimet, ndërsa sa i përket dilemës se mund të ndryshoj statusi nga autostradë në rrugë ekspres, Zekolli tha se mbetet i njejtë.

Kaltrina Zekolli Shaqiri, zëvendësministre e Transportit dhe Lidhjeve

Projektimi nuk u ndryshua, vërtetë kam qenë pjesë e takimeve që i kemi bërë me bankën dhe jo vetmë për projektin Shkup-Bllacë, por çfarëdo projekt tjetër, nëse ne ndryshojmë projektim i humbim grantet dhe kredit dhe për mos t’i humbur këto mjete dhe për të filluar nga e para, dhe ju e dini se durimi më është i humbur ne thamë që do ngelet ky projektim edhe pse është shumë i kushtueshëm”.

Sa i përket korridorit 8, ajo theksoi se aty po punohet me intenzitet të lartë por nuk e di përse perceptimet se nuk është punuar dalin në opinion. Ajo po ashtu siguroi se nuk ka diskutim se do të bëhet edhe lidhja Strugë-Trebenishtë-Qafë, për të cilën kryeministri Hristijan Mickoski tha se është pjesë e kontestueshme, për shkak vërejtjeve që kanë marrë nga UNESCO.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING