(VIDEO) Protestuesit marrin rolin e policëve në anën serbe të kufirit me Kosovën

(VIDEO) Protestuesit marrin rolin e policëve në anën serbe të kufirit me Kosovën

Kufiri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sërish është në qendër të vëmendjes për mundësi të tensionimit të mëtejshëm. Sot është raportuar se ka raste kur protestues të maskuar marrin rolin e policëve dhe legjitimojnë automjetet që qarkullojnë në pikat kufitare ndërmjet dy vendeve. Dy pikëkalime kufitare më të frekuentuara janë mbyllur tërësisht për qarkullim pas barrikadave të vendosura nga protestues serb të cilët po kundërshtojnë hapat e Qeverisë së Kosovës për të vendosur ligjin në pjesën veriore të vendit e cila për shumë vjet është kontrolluar nga Beogradi

Bllokimi i rrugëve nga protestues serb që besohet se kanë mbështetjen e heshtur të Beogradit u bë pas mbylljes së pesë institucioneve paralele serbe në veri të vendit nga autoritetet e Kosovës.

Mbylljes së këtyre institucioneve paralele i parapriu ndalimi i dinarit serbë dhe mbyllja e disa degëve të Postës së Serbisë në veri më herët këtë vit.

Vendimet e Qeverisë Kurti janë kritikuar ashpër si të “njëanshme dhe të pakoordinuara” nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ka thënë se ato rrezikojnë rritjen e tensioneve.

Ndërkohë, organizatorët e bllokadave duan që Kosova ta tërheqë policinë nga komunat me shumicë serbë në veri, ta lejojë përdorimin e valutës së dinarit serb, i cili u ndalua në fillim të këtij viti, si dhe ta lejojë punën e komunave paralele serbe. Por, Qeveria e Kosovës thotë se po përpiqet të vendosë rend dhe ligj. /SHENJA/

 

MARKETING