(VIDEO) Promovohet libri “Gjurmë dhe Ngjyra Kohe” e Fejzi Bojkut

(VIDEO) Promovohet libri “Gjurmë dhe Ngjyra Kohe” e Fejzi Bojkut

Në hapësirat e Hamamit të Daut Pashës u promovua libri “GJURMË DHE NGJYRA KOHE”-Kronikë e gazetës “Flaka e vëllazërimit” nga autori Fevzi Bojku. Autori në fjalimin e tji falemnderoi të gjithë bashkëpunuesit dhe tha se një nga dëshirat më të mëdha të tij ka qenë që  të jemi në frontin e asaj që e përparon kombëtaren dhe bashkë me atë edhe njerëzoren.

FEJZI BOJKU, AUTOR I LIBRIT

“Unë dëshirova që në këtë promovim të vijnë edhe ata që më duan edhe ata që nuk më duan, besoj pak janë të tillë edhe ata që u përkasin partive të ndryshme, edhe ata që janë punëtorë dhe patriota edhe ata që janë dembela dhe fjalaman të tepruar. Një nga dëshirat e mia më të mëdha ka qenë dhe është që të flasim dhe të ndëgjohemi, që ti kalojmë të gjtha pengesat të cilat nuk janë aq të mëdha dhe të jemi në një front, në frontin e asaj që e përparon atë kombëtaren dhe bashkë me atë edhe njerëzoren”.

Ish gazetari i “Flakës” Daut Dauti tha se kjo vepër ndërthur histori të veçantë dhe është një përshkrim i bukur i udhëtimit 5 dekadësh i gazetës.

DAUT DAUTI, GAZETAR

“Për këtë vepër nuk ka shumë çka të re të thuhet, nga ato përshtypje të vitit 1995 kur Fevzi Bojku atëherë në vitet e para të pensionit, na u vetëofrua në redaksinë e flakes me idenë që ti hyjë një pune të madhe për të shkruar një fejton për udhëtimin 5 dekadësh të gazetës në kuadër të jubileut të “Flakës së Vllazërimit”. Kjo për ne si redaksi ishte e mirëseardhur sepse kishin nevojë për një pasqyrim objektiv të gazetes tonë”.

Shkrimtari Kim Mehmeti tha se mediat në gjuhën shqipe në Maqedoni aso kohe ekzisotnin ta mbulonin të vërtetën për shqipëtarët, por kishte njerëz atdhedashës, që punonin dhe që grumbulluan shumë vlera shqipëtare .

KIM MEHMETI, SHKRIMTAR

“Ky libër nuk pasqyron vetëm të shkuarën tonë, nëpërmjet atij ne mund ta bëjmë edhe dallimin në kohën që jetojmë edhe shumë lehtë do të konstatojmë nëse përshembull komunizmi ka dasht njerëz të ditur por pa bosht kurrizor sot aritokracia don budallenjë por me bosht të fortë kurizor që nuk e tradhëtojnë budallakinë dhe vazhdojnë tutje edhe nëse dikur manipuloje me të vërtetat kishte njerëz kujdestar që kujdeseshin se cila e vërtetë të publikohet cila jo, sot ka njerëz që e kontrollojnë gënjeshtrën”.

Gjykatësi  Osman Kadriu tha se vepra të tilla duhet të bëhen më shpesh sepse sipas tij fjalët fluturojnë ndërkaq ajo që shkruhet ngelet përgjithmonë.

OSMAN KADRIU, GJYKATËS

“Nga vetë emërtimi i librit , emërtimi i librit nxjer në pah një kuptim me thënie filozofike juridike dhe filozofike politike. Nocioni “gjurma” nënkupton se diçka të mos harohet duhet ajo të botohet, të shkruhet për gjeneratat e  tashme dhe gjeneratat pas jush”.

Prof.Doc. Aziz Pollozhani tha se autori I librit “GJURMË DHE NGJYRA KOHE” e ka sjellë për lexuesin një pasqyrë të saktë për rrethanat që kanë qenë asokohe.

AZIZ POLLOZHANI, PROFESOR

“Unë kam ardh këtu për ti thënë 2 falemnderime zotrit Fejzi, një për atë që ka bë si strugan pra për Strugën, si mësues dhe e dyta për këtë që na dhuron të gjithëve një libër kaq të mbushëm dhe kaq të nevojshëm për të gjithë ne të cilët në njëfarë mënyre e kemi përjetuar kemi pasur dilemma kemi pasur mjegull po gjithsesi na duheshte dokument për të pa disa sende si kanë qenë dhe si kanë ndodh”.

Akademiku Ali Aliu tha se Fevzi Bojku po insiston që si shoqëri të shkruajmë më shumë si dhe edhe dëshmitë që i kemi ti lëmë në formë të shkruar.

ALI ALIU, AKADEMIK

“Me dy librat e dy viteve të fundit Fejziu po insiston dhe po na mëson që ne duhet të fillojmë ti lëjmë dëshmitë tona me shkrim se na rreh zëri se si popull vetëm me fjalë meremi vesh dhe i zgjidhim të gjtha punët. Ai këtë punë me shkrim dhe krijimtari po e trashëgon edhe në familje”.

Të pranishmit apeluan që këtë libër ta lexojnë të gjithë sepse përmban shkrime të veçanta.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING