(VIDEO) Prokuroria shpall për padinë Grubin e Bajramin

(VIDEO) Prokuroria shpall për padinë Grubin e Bajramin

Prokuroria Themelore Publike formoi aktakuzë për keqpërdorime në Lotarinë Shtetërore, për të cilën akuzohen Përparim Bajrami, Artan Grubi dhe 6 persona të tjerë. Prokuroria kërkon paraburgim për Bajramin dhe vazhdimin e paraburgimit për Grubin. Ata dyshohet ta kenë dëmtuar buxhetin e shtetit 8.25 milion euro. Atyre u rëndon akuza “shpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”.

MARKETING

Description of image

Të akuzuarit sipas njoftimit të Prokurorisë, gjatë vitit 2023 dhe 2024, në mënyrë të përbashkët kanë ndërmarrë veprime me të cilat kanë tejkaluar kufijtë e autorizimeve dhe detyrave të tyre të veçanta, me qëllim që t’i shkaktojnë dëm Shoqërisë Aksionare për organizimin e lojërave të fatit Lotarisë Shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Prokuroria Themelore Publike

“I akuzuari i parë, kryetari i Bordit Drejtues të ‘Lotarisë Shtetëror’, më 09.05.2023, i dorëzoi informacion të akuzuarit të tretë – Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës mbi nevojën për të ndërmarrë aktivitete për organizimin e pavarur të lojërave elektronike të fatit. Sekretari i Përgjithshëm e propozoi këtë informacion më 06.06.2023 si shtesë në një pikë në rendin e ditës të një seance qeveritare. I akuzuari i dytë,  i cili kishte ndikim real në menaxhimin e SHA ‘Lotarisë Shtetërore’  e kryesoi seancën qeveritare dhe propozoi që pika e ndryshuar e rendit të ditës të miratohej”.

Ndërsa specifikuan edhe për veprimet e 5 të akuzuarëve të tjerë.

Prokuroria Themelore Publike

“Të akuzuarit e tjerë, kryetari dhe anëtarët e Bordit Mbikëqyrës, megjithëse e dinin se procedura ligjore nuk ishte ndjekur, morën vendim duke miratuar fillimin e procedurës për prokurimin publik të terminaleve të videolotarisë për organizimin e lojërave elektronike të fatit si një marrëveshje e madhe. Prokurimi publik u zbatua dhe u morën përsipër detyrimet e pagesës”.

Prokuroria kërkon paraburgim për të akuzuarin e pare Përparim Bajramin, i cili prej gati një viti është në arrati dhe i paarritshëm për organet e ndjekjes. Për të akuzuarin e dytë Artan Grubin kërkohet vazhdimi i masës së arrestit shtëpiak, ndërsa për gjashtë të tjerët janë propozuar masa kujdesi.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING