OBSH: Rastet dhe vdekjet nga Ebola bien në RD të Kongos, por transmetimi mbetet i lartë

OBSH: Rastet dhe vdekjet nga Ebola bien në RD të Kongos, por transmetimi mbetet i lartë

Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos po shfaq shenja të qëndrueshme përmirësimi, me rënie të rasteve të reja dhe viktimave, por transmetimi mbetet i lartë në disa pjesë të provincës Ituri, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Janet Diaz, drejtuesja e njësisë për Kujdes të Sigurt dhe të Shkallëzueshëm në Programin e Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së, u tha gazetarëve në Gjenevë se rastet e reja ranë me 20,3 për qind dhe vdekjet me 24,2 për qind gjatë dy periudhave të fundit 14-ditore.

Sipas OBSH-së, deri më 26 shtator janë regjistruar 8.067 raste të konfirmuara, përfshirë 3.901 viktima dhe 2.070 të shëruar.

Rastet janë raportuar në 63 zona shëndetësore në shtatë provinca: Haut-Uele, Ituri, Nord-Kivu, Sud-Kivu, Tshopo, Bas-Uele dhe Sud-Ubangi.

Diaz tha se numri i rasteve në Ituri ka vazhduar të “bjerë gradualisht” nga kulmi i regjistruar në mesin e gushtit, megjithëse transmetimi mbetet i lartë. Mandima, Nia Nia dhe Mongbwalu janë ndër vatrat ku situata po përkeqësohet.

“Qasja e hershme në kujdesin shëndetësor mund të përmirësojë ndjeshëm mundësitë për mbijetesë”, tha Diaz.

Megjithatë, ajo paralajmëroi se shumë pacientë ende po vdesin në shtëpi ose në komunitetet e tyre, sepse nuk arrijnë në kohë në objektet shëndetësore.

“Vonesat në kërkimin e kujdesit, së bashku me vështirësitë në qasje dhe referim, vazhdojnë ta komplikojnë reagimin”, tha ajo.

MARKETING