(VIDEO) Prokuroria jep detaje për vra’sjen e djeshme në Shkup

(VIDEO) Prokuroria jep detaje për vra’sjen e djeshme në Shkup

Pas ngjarjes së rëndë të 20 gushtit, Prokuroria Themelore Publike doli me detaje për rastin. Në komunikatën dërguar mediave bëjnë me dije se kanë lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër të një personi të dyshuar. Veprat të cilat atij i ngarkohen janë “Vrasje”, “Vrasje me tentativë” dhe “Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve dhe materieve eksplozive”.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE SHKUP

Më datë 20 gusht, me një pistoletë ‘GLOK’ 9 mm, të cilën e posedonte pa leje, i dyshuari me paramendim dhe për përfitim i ka marrë jetën një personi, pas së cilës gruas së viktimës i ka marrë një çantë me laptop dhe është arratisur me veturën Audi pa targa regjistrimi. Në vendngjarje ka mbërritur një automjet i dytë tip Citroen’ me targa belge, nga i cili ka zbritur një person i panjohur dhe ka marrë një kuti me mjete dore nga bagazhi i makinës së viktimës dhe po ashtu është larguar. I dyshuari i dytë ka lënë veturën ‘Citroen’ në Gazi Babë dhe ka hipur në veturën ‘Audi’, pas së cilës kanë vazhduar të lëvizin, por janë kapur nga zyrtarët policorë në rrugën ‘Stojna Stefkova’.”

Nga Prokuroria thonë se të dyshuarit janë përpjekur të vrisnin policët ku katër oficerët e policisë në vetëmbrojtje kanë qëlluar në ajër me armët e tyre të shërbimit, derisa kanë kapur të dyshuarin. I dyshuari tjetër ka ikur dhe shtojnë se ende po vazhdojnë kërkimet për të. Prokurori publik i ka dorëzuar gjykatësit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

Përndryshe në mëngjesin e 20 gushtit, pas një të shtëne me armë zjarri në parkingun pranë qendrës tregtare Mavrovka ka humbur jetën një person. Ngjarja ka ndodhur në prani të gruas së viktimes ku të dyshuarit janë larguar menjëher nga vendi i ngjarjes. Arsyjet e kësaj vrasje ende nuk dihen dhe po vazhdojnë hetimet.

Merxhane Iseni /SHENJA/

 

MARKETING