(VIDEO) Procedurë kundërvajtëse për 4 markete dhe lidhjen e odave ekonomike

“Të gjithë ata që mendojnë se do t’i bashkojnë forcat në një kartel, ka ligj dhe do të përgjigjen para ligjit”, kështu u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur lidhur me rrjetin e marketeve të cilët kanë koordinuar çmimet mes tyre dhe janë zbuluar nga një inspektim nga Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës. Mickoski theksoi se është në koordinim të përditshëm me institucionet mbikqyrëse dhe siç tha ai asnjëherë më parë nuk është mbuluar terreni me inspektime dhe analiza dhe monitorim të qartë të gjendjes në treg.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Kushdo që mendon se mund të përdor truke ka një ligj dhe do të mbajë përgjegjësi sipas ligjit. Të gjithë ata që mendojnë se do të bashkojnë forcat në një marrëveshje do të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Të gjithë ata që mendojnë se të pasuruarit do të jetë në kurrizin e popullit, ne si qeveri nuk do ta lejojmë këtë”.
Ndërkohë komisioni për mbrojtjen e konkurrencës për TV Tellma ka njoftuar se ka inicuar procedurë kundërvajtëse ndaj katër rrjeteve të mëdha të supermarketeve dhe Lidhjes së Odave Ekonomike. Nga atje thanë se nuk do të japin asnjë informacion deri në skadimin e afatit në të cilin supermarketet do të mund të paraqesin argumentet e tyre, të cilat komisioni do ti shqyrtojë dhe të marrë vendimin përfundimtar nëse do të ndiqen penalisht dhe se a do t’i bëhen publike. Në dokumentin e Komisionit thuhet se supermarketet dhe lidhja e odave ekonomike në fillim të muajit shkurt kanë mbajtur një mbledhje në Odë, në të cilën, sipas konkluzionit të Komisionit Antimonopol, kanë lidhur marrëveshjen për caktimin e çmimeve, përkatësisht një shoqatë kartele.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/