(VIDEO) Problemet në gjyqësor, Kambovski: Ministria e Financave nuk jep leje për punësime ose i jep ngadal

(VIDEO) Problemet në gjyqësor, Kambovski: Ministria e Financave nuk jep leje për punësime ose i jep ngadal

Rreth 200 të punësuar në gjyqësor, prej nesër mbeten pa punë për shkak se nuk u janë vazhduar kontratat e punës. Kryetari i Këshillit Gjyqësor Aleksandar Kambovski tha se gjyqësori ka mungesë alarmante të kuadrit. Fajin për këtë Kambovski e sheh te ka Ministria e Financave, e cila duhet jap leje për çdo të punësuar dhe këtë siç tha ose e bënë përmes një procesi shumë të ngadaltë ose nuk jep leje aspak.

Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit Gjyqësor

Pra, për çdo të punësuar që e bënë gjykata, duhet të ketë pajtim nga Ministria e Financave. Për çdo punësim, nga policët e gjykatës deri tek shefat e reparteve, duhet të marrim pajtim nga Ministria. Procesi shkon shumë ngadalë. Ndonjëherë nuk marrim pajtim. Kështu vijmë në situatë të kemi mungesë alarmante të kuadrove në gjyqësor”.

Në efikasitetin e punës së gjyqësorit sipas kryetarit të Shoqatës së Gjykatësve ndikon mungesa e gjykatësve, e shërbimeve gjyqësore dhe pamvarsia financiare.

Ivan Xholev, kryetar i Shoqatës së Gjykatësve

Çdo vit kemi rritje të numrit të lëndëve ndërsa pakësim të shërbimeve gjyqësore dhe gjykatësve. Nëse duam të kemi gjyqësor efikas, duhet të investohet në të, duhet të ketë investim kapital, punësime të reja, digjitalizim të gjyqësorit e kështu me radhë”.

Xholev nuk dëshiroi të komentoj rastin e kryetares së Antikorrupsionit e cila dyshohet në rastin “Aditiv” për ndarje të informacioneve sekrete me njërin prej të akuzuarëve, vetëm theksoi se me siguri do pasoj shkarkim.

Më tej ata thanë se sipas ligjit, 0.8% të buxhetit të shtetit duhet të jetë për pushtetin gjyqësor, ndërsa tani është darë vetëm 0.38.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING