(VIDEO) Prioriteti i planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor është krijimi i një tregu të vetëm

(VIDEO) Prioriteti i planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor është krijimi i një tregu të vetëm

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të BE kanë diskutur për të ardhmen e rajonit në kuadër të Samitit të Kotorit, që zhvillohet nën logon “Një rajon, vizion i përbashkët”. Në samit përveç liderëve nga rajoni, marrin pjesë edhe Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi e Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, i cili tha se prioriteti i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor është krijimi i një tregu të vetëm të qarkullimit të parasë.

JAMES O’BRIEN NDIHMËS SEKRETAR I SHTETIT PËR EVROPËN DHE EUROAZINË

Prioriteti i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor është krijimi i një tregu të vetëm të qarkullimit të parasë, zvogëlimi i kostove, lehtësimi i lëvizjes së tregut dhe krijimi i më shumë vendeve të punës. Mesazhet e Planit janë që për secilin pjesëmarrës mesazhi është i qartë, bëni punën tuaj dhe mos kërkoni dikë tjetër të bëjë diçka së pari, në mënyrë që ju të bëni tuajën.”

Nërsa, Oliver Varhelyi tha se plani i rritjes nuk është më një draft, por një udhërrëfyes, i cili është i dobishëm për rajonin përpara se të anëtarësohet në BE.

OLIVER VARHELYI, KOMISIONER I BE-SË PËR ZGJERIMIN DHE FQINJËSINË

Për shkak të planit të rritjes dhe intensitetit të ndihmës nga plani ekonomik dhe investues, agjenda e reformave dhe ndihmës financiare shtesë deri në vitin 2027, Ballkani do të jetë gati ose mund të përgatitet për hyrjen në BE”.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vuri theksin te bashkëpunimi i vendeve të rajonit me Bashkimin Europian për tregun e përbashkët financiar.

EDI RAMA KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË

Na duhet të punojmë mbi mundësinë e planit të rritjes për të përgatitur vetveten për tu integruar në tregun e përbashkët që është shtylla e parë e planit. Ka ardhur koha që rajoni të bëhet pjesë e portofolit dixhital europian. Ne synojmë të jemi gati në 2027, presim që komisioni të finalizojë udhërrëfyesin të kemi një shteg të qartë përpara”.

Kryeministri I Kosovës Albin Kurti tha se për Kosovën plani i rritjes paraqet një mundësi për të çuar më tej integrimin në tregun e përbashkët europian.

ALBIN KURTI, KRYEMINISTËR I KOSOVËS

Për Kosovën, plani i rritjes paraqet një mundësi për të çuar më tej integrimin në tregun e përbashkët dhe mekanizmat e BE ndërkohë që përshpejtojmë reformat që lidhen me sundimin e ligjit demokratizimin dhe të drejtat themelore. Përgëzojmë miratimin e planit të rritjes sepse përbën një kapitull të ri që duhet orientuar nga meritokracia dhe vlerat”.

Ky takim rajonal që zhvillohet nën logon “Një rajon, vizion i përbashkët”, pason nga takimet e mëparshme të këtij niveli mes liderëve, në Tiranë dhe në Shkup, ku është diskutuar gjerësisht mbi Planin, që synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e BP.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING