(VIDEO) Presidenti fton partitë të ulen dhe të bisedojnë rreth ndryshimeve kushtetuese

(VIDEO) Presidenti fton partitë të ulen dhe të bisedojnë rreth ndryshimeve kushtetuese

Për një takim duhet të ketë pëlqime nga disa palë që supozohen të  jenë pjesëmarrëse ndërsa tani  nuk ka një pëlqim të tillë për momentin, deklaroi Presidenti Stevo Pendarovski i pyetur se a është e mundur një takim mes partive politike për të diskutuar për ndryshimet kushtetuese.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT

“Për një takim duhet të ketë pëlqim nga dy, tre, pesë palë të supozuara pjesëmarrëse. Nuk ka një pëlqim të tillë për momentin. Nëse dikush dëshiron të flasë për të ashtuquajturin Modeli kroat, pala tjetër thotë se e kemi zgjidhur këtë çështje 20 e më shumë vite më parë. Nëse pala e parë thotë të diskutojmë për bullgarët në Kushtetutë, pse jo, sepse është supozimi kryesor për të vazhduar drejt Evropës, pala tjetër thotë jo. Nuk mund të detyrosh dikë të flasë.”

Ndërsa,kryeministri Dimitar Kovaçevski derisa komentoi qëndrimin e opozitës rreth ndryshimeve kushtetuese,tha se opozita ka qenë kundër shumë gjërave që tashmë janë  arrirë por theksoi  se është në dorë të deputetëve që të demonstrojnë kapacitetet demokratike dhe të vendosin për ardhmërinë evropiane të qytetarëve.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Lidhur me grupin e punës, ajo veçmë është në proces të formimit në Ministrinë e Drejtësisë. Kjo ministri veçmë ka publikuar një pjesë të anëtarëve që janë propozuar nga partitë politike, në të ardhmen do të publikojë edhe ekspertët që do të marrin pjesë. Pasi ta bëj këtë ministria e Drejtësisë atëherë do të filloj me punë grupi,  i cili do të duhet të përgatis amendamentet, që më pas, të dorëzohen në Qeveri dhe do të hyjnë në procedurë parlamentare”.

Partitë opozitare nuk propozuan asnjë anëtarë në grupin punues për ndryshimet kushtetuese. Anëtarë të grupit kanë propozuar 10 parti që janë pjesë e koalicionit qeverisës si dhe tre institucione. Nga ministria e drejtësisë thonë se emrat e ekspertëve do të bëhen të ditura brenda javës.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING