(VIDEO) Policia vret një migrant, tentoi të arratisej

(VIDEO) Policia vret një migrant, tentoi të arratisej

Në një përleshje mes policisë dhe trafikantëve të migrantëve humbi jetën një migrant, pasi u qëllua me armë nga policia. Ngjarja ndodhi  mëngjesin e së mërkurës  rreth orës 6:20 në Gjevgjeli. Njëri nga trafikantët e ka sulmuar policing dhe ka tentuar që t’ia marrë armën . Në të njëjtën kohë  polici ka qëlluar dhe plumbi ka goditur njërin nga migrantët. Policia e ka dërguar migrantin në spital, ku dhe ka ndërruar jetë.

Ministria e Punëve të Brendshme

“Punonjësit e policisë kanë hetuar një automjet pasagjerësh tip ‘Mercedes’, me drejtues shtetasin K. J. (26) dhe mjetin motorik të pasagjerëve ‘Ford Focus’, i drejtuar nga S.B. (51), të dy nga Shkupi, në të cilin janë transportuar ilegalisht migrantë. Automjetet janë ndalur nga policia, ku S.B. dhe migrantët kanë tentuar të arratise, ndërsa K.J. ka sulmuar fizikisht një punonjës policie duke tentuar t’ia marrë armën. Në të njëjtën kohë, zyrtari policor ka qëlluar nga pistoleta e shërbimit dhe ka goditur njërin nga migrantët”.

Migranti i plagosur është dërgiuar në spital me automjetin e policisë, ku dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkaq, Drejtoria e doganave njoftoi se të premten  ekipet e saj kanë parandaluar hyrjen e paligjshme të pesë migrantëve nga Kongoja dhe Afganistani në vend. Migrantët ishin fshehur në një rimorkio për pjesë rezervë në një kamion me targa të Serbisë, ndërsa janë zbuluar nga doganierët gjatë kontrollit në pikën kufitare “Bogorodica”.  “Me datë 14.04.2023, pesë emigrantë pa dokumente identifikimi janë gjetur në pikën kufitare doganore “Bogorodica”, gjatë kontrollit të një automjeti mallrash me targa të Serbisë të regjistruar për transit. Gjatë kontrollit të detajuar të mjetit të kryer me skaner celular, pesë personat me origjinë nga Kongoja dhe Afganistani janë gjetur në pjesën e rimorkios të destinuar për pjesë këmbimi”, njofton Drejtoria.  Personat më pas i janë dorëzuar Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) për procedurë të mëtutjeshme. /SHENJA/

 

MARKETING