(VIDEO) Policia me rreth 900 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar se në zonat e tetë Sektorëve të Punëve të Brendshme, zyrtarët policorë gjatë ditës së djeshme kanë lëshuar gjithsej 895 urdhërpagesa në kuadër të kontrolleve intensive në komunikacion, pas masave të marra në zbatim të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor dhe ligjit për automjete. Ata theksuan se dënimet më të shumta kanë të bëjnë me tejkalim shpejtësie, nga ku janë shqiptuar gjithsej 273 gjoba, qarkullim pa patentë shoferi, parkim të paligjshëm, përdorim i celularit si dhe keqpërdorime të tjera.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Për sa i përket sanksioneve kundërvajtëse, numri më i madh i kundërvajtjeve të shqiptuara ndaj drejtuesve të automjeteve ka të bëjë me parkimin e paligjshëm 299 dhe 273 për tejkalimin e shpejtësisë”.
MPB informoi se gjatë ditës së djeshme kanë sanksionuar 67 përsona të cilët drejtonin automjetin pa patent shoferi.
Ndërkaq në kuadër të kontrolleve, në nëntë raste MPB ka evidentuar automjete duke kaluar në semafor të kuq, 12 drejtues mjetesh kanë vozitur nën efektin e alkoolit, si dhe janë evidentuar 17 automjete të paregjistruara, si dhe shtatë automjete me defekte teknike.
Policia ka disa muaj që gjobit nga rreth një mijë persona që shkelin rregullat e trafikut.
Anida Murati /SHENJA/