(VIDEO) Persona të vdekur dhe të shpërngulur kanë marrë ndihmë sociale, zbulohen mbi 4500 raste

(VIDEO) Persona të vdekur dhe të shpërngulur kanë marrë ndihmë sociale, zbulohen mbi 4500 raste

 

MARKETING

Shik.mk

“Më shumë se 4.500 ‘përfitues të rremë’ të ndihmës minimale të garantuar dhe sigurimeve shoqërore u zbuluan gjatë kontrolleve të kryera nga institucionet kompetente”. Kështu deklaron kryeministri Hristijan Mickoski, duke sqaruar se midis personave për të cilët u paguan fonde nga buxheti i shtetit kishte qytetarë të vdekur, të shpërndulurr, si dhe përfitues fiktivë. Ai theksoi se pas analizave dhe kontrolleve të kryera në terren, shuma për pagesë këtë muaj është rreth 200 milionë denarë më e ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

HRISTIAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Deri më tani, kemi më shumë se 4.5 mijë, pra jo 45, jo 450, por 4.5 mijë përfitues të rremë të ndihmës minimale. Pas analizave dhe kontrolleve të kryera në terren, shuma për pagesë këtë muaj është rreth 200 milionë denarë më e ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Si është e mundur kjo? Është e mundur sepse përfituesit ishin, për fat të keq, persona të vdekur, persona të shpërngulur, persona të rremë e kështu me radhë”.

Sipas vlerësimeve të tij, më shumë se një miliard denarë shpenzoheshin çdo vit për pagesa të tilla nga buxheti i shtetit, dhe në disa llogaritje shuma arrinte deri në 1.5 miliardë denarë. Mickoski theksoi se kontrollet ende nuk janë përfunduar plotësisht. Ai tha se afërsisht një e pesta deri në një të gjashtën e numrit të përgjithshëm të përfituesve ende duhet të kontrollohen.

Poashtu njoftoi se kontrollet nuk do të përfundojnë vetëm me ndihmën minimale të garantuar dhe sigurimet shoqërore, por se kontrollet do të kryhen edhe në fusha të tjera, duke theksuar sektorin e shëndetësisë. Kryeministri vlerësoi se efekti financiar i kontrolleve deri më tani arrin në rreth 25 milionë euro në vit.

Sipas tij, nëse arrihen kursime në sektorë të tjerë përmes kontrolleve dhe masave të ngjashme, fondet e liruara mund të drejtohen drejt investimeve kapitale, të cilat do të kontribuonin më tej në krijimin e kushteve më të mira për investime të reja dhe zhvillim ekonomik.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING