(VIDEO) Përplasje verbale LSDM-VMRO për buxhetin e vitit 2025

(VIDEO) Përplasje verbale LSDM-VMRO për buxhetin e vitit 2025

“Propozimi i buxhetit për vitin 2025 të Qeverisë së Mickoskit tregon se ata planifikojnë vetëm t’i fusin në borxh qytetarët pa e zhvilluar ekonominë dhe pa i rritur pagat”, vlerëson partia opozitare LSDM. Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Oliver Spasovski, delaroi se kjo do të thotë edhe një vit tjetër i humbur për ekonominë, qytetarët si dhe veçanërisht për policinë.

Oliver Spasovski, LSDM

 “Propozohet rritja e buxhetit për blerjen e automjeteve qeveritare deri në 75%, dhe nuk ka plan për modernizim dhe sisteme moderne për të përmirësuar sigurinë e qytetarëve. Të shikosh ballafaqimet kriminale që ndodhin në rrugë çdo ditë, si rasti i djeshëm me bombën në Keramidnicë, është një tregues i fortë: sa u forcuan grupet kriminale pas ndërrimit të qeverisë, por edhe sa i rëndësishëm ishte roli i Ministrisë së Brendshme është për sigurinë e qytetarëve”.

Spasovski vlerëson se LSDM në vitet e kaluara ka investuar shumë në përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, në modernizimin dhe përmirësimin e kushteve të punës, por se sipas tij qeveria nuk dëshiron të vazhdojë këtë zhvillim.

Përkundër të gjithave,  lidhur me këtë i menjëhershëm ka qenë reagimi nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov,i cili deklaroi se qëllimi i Buxhetit është të mbështesë rritjen ekonomike, e cila parashikohet në 3.7%.

Mile Lefkov, deputet i VMRO-DPMNE-së

“Qeveria e VMRO-DPMNE-së për vitin 2025 me buxhet parasheh paga më të larta për arsimtarët dhe arsimtarët nga arsimi fillor në atë të lartë. Do të ketë më shumë për të gjithë. Rritje do të marrin edhe punonjësit e shëndetësisë, administrata shtetërore dhe policia”.

Lefkov thotë se viti 2025 do të jetë një vit zhvillimi, me shumë investime, zhvillim të kompanive dhe rritje të mirëqenies për qytetarët.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING