(VIDEO) Për kulturën shqiptare vetëm 13.8% të mjeteve, BDI: Kultura shqiptare nën majorizim institucional

(VIDEO) Për kulturën shqiptare vetëm 13.8% të mjeteve, BDI: Kultura shqiptare nën majorizim institucional

Pas shpalljes së konkursit për projektet kulturore nga Ministria e Kulturës, ka reagur sot partia opozitare shqiptare, BDI. Me një sëri llogaritjesh të përkthyera në numra dhe përqindje, nga BDI theksojnë se vetëm 13,8 përqindë e mjete janë ndarë për projektet shqiptare, ndërsa 86,2 përqindë janë ndarë për projektet maqedonase.

MARKETING

Description of image

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Nga 220,988,534 denarë të ndarë për kulturë, 30,436,000 denarë u janë ndarë projekteve shqiptare (13.8%), ndërsa 190,552,534 denarë projekteve maqedone (86.2%)”.

BDI vlerëson se këto shifra nuk janë gabim administrativ, por dëshmi e një sistemi të qëndrueshëm majorizimi, segregimi dhe mungese transparence, ku kultura shqiptare tolerohet si prani, por mohohet si subjekt i barabartë kulturor dhe institucional.

Sipas BDI-së, të dhënat zyrtare për ndarjen e mjeteve publike për kulturën dëshmojnë një model të konsoliduar majorizimi institucional ndaj kulturës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se  në dramë, folklor dhe botime, kultura shqiptare trajtohet si prani dytësore.

Një ditë më parë, ministri i Kulturës, Zoran Lutkov tha se përzgjedhja e projekteve kulturore është bërë mbi bazën e cilësisë dhe jo përkatësisë etnike. I pyetur për përqindjen e projekteve shqiptare, ai deklaroi se i vjen keq t’i shohë shqiptarët si përqindje dhe theksoi se ndarja etnike e projekteve është e pamundur.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING